Ambasada e Kosovës në Washington ka marrë vlerësim nga Departamenti Amerikan i Shtetit për aktivitetet që ka zhvilluar për nder të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell KosovaPost.
“Kemi kënaqësinë dhe e çmojmë vlerësimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit për disa nga aktivitetet e Ambasadës sonë për nder të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara te Amerikës. Jemi të nderuar ta shënojmë këtë moment historik së bashku me miqtë tanë amerikanë, dhe të kremtojmë miqësinë e qëndrueshme dhe vlerat e përbashkëta që i lidhin kaq ngushtë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, njofton Ambasada e Kosovës në Washington.


























