Pas dorëheqjes së ministres Haradinaj-Stublla nga pozita e kryediplomates dhe gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar edhe këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, shkruan Kosova Post.
Murseli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dorëheqja e Ministrës Meliza Haradinaj është akt i mirë por i vonuar.
“Në momentin që ka pasur dyshime për manipulim të votave ajo është dashur të shkarkohet nga Kryeministri në detyrë Hoti, çfarë kam kërkuar edhe më herët” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Dorëheqja e Ministrës Meliza Haradinaj është akt i mirë por i vonuar. Në momentin që ka pasur dyshime për manipulim të votave ajo është dashur të shkarkohet nga Kryeministri në detyrë Hoti, çfarë kam kërkuar edhe më herët. Tani është me rëndësi që drejtësia të jetë e pavarur dhe çdo manipulues të përballët me forcën e ligjit!