Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe kryesisht me diell, transmeton Kosova Post.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi të përcjellë me rrufe.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit.