Deputetja që u largua nga Partia Socialiste e Shqipërisë, Marjana Koçeku ka reaguar sot lidhur me masën e sigurisë që i është dhënë shefes së Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni.
Ajo në një postim në platformën X shkruan se “asgjë me emrin Vlorë nuk i ka mirë punët këto ditë”.
“Vlorën e ka emnu Hashim Thaçi e ka shkarku Albin Kurti e ka emnu Edi Rama, e ka arrestu SPAKU. Asgja me emnin Vlorë nuk i ka punët mirë këto kohë”, ka shkruar ajo.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar sot masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, raportojnë mediat në Shqipëri.
Për Hysenin dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror.


























