Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

    Lajm fantastik: Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

    PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

    Balaj: Specialja, jo vetëm që na barazoi me Serbinë, na nxori një oktavë më keq

    “Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

    “Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

    Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare e institucionale

    Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare e institucionale

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen mes Shqipërisë e Kosovës në fushën e arsimit

18 Mars 2024, 15:52
në Kryesore, Lajme
Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen mes Shqipërisë e  Kosovës në fushën e arsimit
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Ligjeve ratifikoi të hënën marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit. Marrëveshja ka në fokus forcimin e bashkëpunimit, duke nxitur shkëmbimet e eksperiencave më të mira.

Projektligjin tek Komisioni për Çështjet Ligjore e paraqiti zëvendësministrja e Arsimit, Ana Kapaj. Sipas marrëveshjes, “palët do të mbështesin një bashkëpunim aktiv të institucioneve të tyre në kuadrin e programeve arsimore të Bashkimit Evropian, të Këshillit të Evropës dhe të UNESCO-s. Palët do të inkurajojnë dhe do të mbështesin një pjesëmarrje të gjerë të mësimdhënësve, ekspertëve dhe kërkuesve shkencorë në seminare, simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare të organizuara nga palët dhe do të bashkëpunojnë ngushtë në trajnimin e tyre”.

“Kjo marrëveshje mbështet shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit për organizimin e institucioneve arsimore dhe të kërkimeve shkencore në Republikën e Shqipërisë e në Republikën e Kosovës. Bazuar në këtë marrëveshje, neni 6 parashikon inkurajimin e lëvizshmërisë së studentëve në të dyja vendet. Kandidatët e interesuar aplikojnë brenda njësive përgjegjëse të secilit vend, të cilat përcaktojnë kriteret dhe modalitetet për administrimin e aplikimeve dhe përzgjedhjen e tyre. Palët do të ofrojnë bursa për studime, sipas kritereve të përcaktuara nga kuadri ligjor i secilës palë. Shuma totale e bursës për të dyja nivelet e arsimit të lartë do të jetë 1000 euro për vit akademik për secilin përfitues”, bëhet me dije në marrëveshje”, u shpreh Kapaj.

“Mënyra e shpërndarjes së bursave do të jetë në pajtim me legjislacionin e vendit përkatës. Numri maksimal i bursave që do të ofrohen nga secila palë është 30 bursa në vit. Për palën e Republikës së Shqipërisë, bursat e studimeve universitare jepen nga institucionet e arsimit të lartë nga fondi që u akordohet nga Ministria e Arsimit  dhe Sportit. Palët ngrenë grupe ad hoc për të shqyrtuar kriteret dhe procedurat për alokimin e bursave. Palët do të punojnë së bashku për lehtësimin e procedurave për njohjen e ndërsjellë të certifikatave, diplomave, titujve dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet arsimore të të dyja palëve”, bëhet me dije në marrëveshje”, tha Kapaj.

“Për realizimin e kësaj marrëveshjeje, palët do të ngrenë grupet e punës për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, të cilat do të takohen në mënyrë të alternuar në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën e marrjes së njoftimit të fundit me shkrim, me të cilin palët njoftojnë njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të brendshme ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes dhe do të mbetet në fuqi për një periudhë të pacaktuar kohore. Çdo mosmarrëveshje në interpretimin dhe zbatimin e dispozitave të kësaj marrëveshjeje zgjidhet ndërmjet palëve me mirëkuptim ose nëpërmjet kanaleve diplomatike. Kjo marrëveshjeje mund të ndryshojë me pëlqimin e ndërsjellë të palëve. Ndryshimet hyjnë në fuqi me të njëjtën procedurë si marrëveshja. Secila palë, në çdo kohë, mund të kërkojë përfundimin e marrëveshjes, duke njoftuar me shkrim palën tjetër nëpërmjet kanaleve diplomatike. Përfundimi do të ketë efekt 6 muaj pas datës së marrjes së një njoftimi të tillë”, thuhet në marrëveshje.

Në relacionin bashkëngjitur marrëveshjes theksohet se miratimi i këtij projektligji do të sjellë efekte financiare për palët nënshkruese. Efekti financiar nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje për numrin total të bursave të planifikuara për t’u ofruar nga pala shqiptare vlerësohet në maksimum 30 000 euro për një vit akademik ose rreth 3 500 000 lekë, fonde të cilat përballohen nga fondet grant të akorduara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për institucionet e arsimit të lartë publik”, nënvizoi Kapaj.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi tha se qeveria duhet të jetë më e fokusuar tek rritja e aksesit në arsim. “Kemi probleme me aksesin në arsim. Kemi infrastrukturë shkollore, që tenton të përmirësohet, por në zonat rurale është më keq se asnjëherë. Si deputete e qarkut Dibër, jo vetëm që s’kemi shkolla të reja, por po mbyllen dhe ato që janë”, tha Çupi.

Ndërkohë, Erisa Xhixho, e Partisë së Lirisë u shpreh se forca politike që ajo përfaqëson e vlerëson si pozitive këtë marrëveshje, ndërsa nënvizoi se lipset një rritje e buxhetit për arsimin dhe kërkimin shkencor.

“Sot vijmë në një marrëveshje me Kosovën për kërkimin shkencor. Çfarë kosto ka kjo marrëveshje? Sa e rrit buxhetin e kërkimit shkencor? Shqipëria sot është 0.05% të PBB, BE kërkon të shkojë të paktën 1%. Mesatarja e BE, nëse duam të bëjmë kërkim shkencor është të jetë të paktën 2.2% të PBB. Kur bëjmë marrëveshje me Kosovën, ti çojmë pak dhe pedagogëve rrogën si Kosova. Standardet ti bëjmë të paktën sa Kosova, se nuk po shkoj më tej”, tha Xhixho.

“Ka një rënie, po pandemia ndikoi, por rënia e Shqipërisë në pisa është drastike, jemi në vendin e 69 nga 80 vende. Humbëm 67 pikë në matematikë, apo Palestinës e Xhamajkës. 72 pikë në lexim. 47 vende në lexim të humbura. Të rinjtë tanë 50% analfabet funksional. Tekstet e realizuara në reformën e 2019, dështim total. Po edukojmë fëmijë që nuk dinë se çfarë lexojnë. Kur flasim për rritje të buxhetit, buxheti i parë që duhet të ngrihet është ai i arsimit”, tha Xhixho.

Plarent Ndreca, deputet i Partisë Socialiste, u shpreh se “nëse ka një gjë ku kjo qeveri, apo kjo mazhorancë ka bërë në mënyrë krejtësisht të dukshme progres, është arsimi. Ka marrë fund koha kur një diplomë në universitet jepej me kilogramë hurma. Kjo ka mbaruar. Kjo është diferencë e madhe dhe është meritë e kësaj mazhorancë. Ka mbaruar kjo koha kur universitetet nuk akreditoheshin”, tha Ndreca, shkruan ATSH.Në fund projektligji u votua unanimisht pro nga deputetët e Komisionit të Ligjeve, i cili është komision për dhënie mendimi.

Etiketat: ArsimiErisa XhixhoKomisioni i LigjeveKosovëShqiperi
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

1 vit më parë
‘Do të çojë botën në kaos’, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë dhe alarmi i ekspertëve

‘Do të çojë botën në kaos’, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë dhe alarmi i ekspertëve

1 vit më parë
Kallas në veri: Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër një gjë tjetër, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë

Kallas në veri: Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër një gjë tjetër, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë

1 vit më parë
Sot mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Sot mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH