Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka bërë të ditur se paga minimale do të ngritet në 250 euro nga 170 sa ishte deri më tani, transmeton Kosova Post.
Ai këtë premtim e tha në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
“Të qenit i papunë nuk është problemi i vetëm. Kur je në punë ka shumë probleme, mungesa e sigurimit shëndetësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj. Punësimi i pasigurt është problem i madh” – ka thënë ai ndër të tjera.
“Pandemia e ka pasur një anë pozitive për punëtorët, ka reflektuar te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi. Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve. Paga minimale do ta risim në 250 euro”, është shprehur ai.
Ndërsa me gjithë insistimin e gazetarëve, ai nuk i ka komentuar zhvillimet e fundit në veri./KosovaPost/