Komuna e Mitrovicës është ndër zonat më të prekura nga vërshimet që ndodhën të enjten.
Si pasojë e kësaj një pjesë ka mbetur edhe pa furnizim me energji elektrike dhe ujë të pijes.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se cisterna do të vendoset te Shkolla Fillore “Migjeni” në Iliridë duke filluar nga ora 22:00 deri në ora 11:30.
Ndërsa, nga ora 11:30 bëhet e ditur se cisterna me ujë të pijes do të vendoset në fshatin Gushafc dhe aty do të qëndrojë derisa të zbrazet komplet.