Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në konferencë për media pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku është diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.
Abdixhiku ka konfirmuar se gjatë takimit janë diskutuar emra konkretë për postin e Presidentit, por ka thënë se në këtë fazë nuk mund të bëjnë publikë emrat e prezantuar.
Ai ka bërë të ditur se palët do të takohen sërish për të vazhduar diskutimet dhe për të zgjedhur Presidentin ose Presidenten e re të Kosovës.


























