Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e shtetësisë së saj.
Ai ka zgjedhur një video ku paraqitet momenti kur Kosova më 17 shkurt të 2008-ës shpalli Pavarësinë e Kosovës.
“MIRËMËNGJES Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rama.