Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Shiroka Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti pranon urime nga kryeministri i Maltës, merr mbështetje për integrimet

    Një muaj paraburgim ndaj një personi si i dyshuar për kr*ime lufte

    Ndalohet një zyrtar për zbulim të informatave lidhur me prona në këmbim të rýshfetit

    ‘‘Fruthi është rikthyer’’, Vitia u kërkon prindërve t’i vaksinojnë fëmijët: Është mënyra më e sigurt

    Konjufca takon homologun norvegjez në Varshavë, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan

    Presidentja Shiroka Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit

    Ulutash dhe Kılınç diskutojnë sigurinë në Kosovë

    Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

    BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Milan Radoiçiqit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kthimi i Trumpit apo fitorja e Harrisit? Ballkanin mund ta presin ndryshime

27 Gusht 2024, 16:17
në Lajme
Kthimi i Trumpit apo fitorja e Harrisit? Ballkanin mund ta presin ndryshime
Share on FacebookShare on Twitter

Edward P. Joseph thotë se rikthimi i mundshëm i Donald Trumpit në presidencë, mund të çojë në ndryshime drastike në politikën e jashtme të SHBA-së. Në atë rast, ai nuk e përjashton mundësinë e një marrëveshjeje me Rusinë për Ukrainën, që, siç thotë, do të ndikonte drejtpërdrejt në Ballkan.

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka folur për ndikimin që mund ta ketë rezultati i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Për fitoren e mundshme të Kamala Harrisit nuk është i sigurt se çfarë do të sillte, por, sipas tij, do të ishte e rëndësishme që Harris ta adresonte “paradoksin ballkanik”.

“Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Perëndimi është më i fuqishëm dhe më i bashkuar dhe Rusia është më e dobët dhe më e izoluar, ndërsa situata në Ballkan është përkeqësuar. Ky është paradoksi ballkanik”, thotë Joseph.

Ai flet edhe për vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, javën e kaluar në disa vende të Ballkanit.

Fushata zgjedhore në SHBA po merr hov, ndërkohë që gara mes dy kandidatëve është tejet e ngushtë. Ka shumë pasiguri – sondazhet nxjerrin në epërsi herë Harrisin, herë Trumpin. Sa ndihet kjo pasiguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor?

Edward P. Joseph: Fakti që gara është e ngushtë, nuk e ndikon Ballkanin, por e ndikon perspektiva e rikthimit të Donald Trumpit në presidencë. Cilido kandidat tjetër republikan të ishte – qoftë të kaluarit si Mitt Romney apo George Bush, apo të mëvonshmit si Marco Rubio apo Nikki Haley – ju nuk do të më pyesnit nëse kjo zgjedhje do ta ndikonte Ballkanin. Do të ishte me interes për Ballkanin, por nuk do të ndikonte në Ballkan.

Ajo që e prek rajonin, është perspektiva e rikthimit të Donald Trumpit dhe qasja thelbësisht tjetër ndaj politikës së jashtme dhe ndaj rolit të Amerikës në botë. Kjo, padyshim, do të ndikonte në Ballkan dhe në pjesën tjetër të botës. Sepse, [në atë rast] ekziston perspektiva e një aleance krejt tjetër – e një aleance me autokratë – që do të vinte në pikëpyetje vazhdimin e qasjes së njëjtë ndaj [presidentit rus, Vladimir] Putin dhe ndaj Ukrainës. Njëjtë do të ishte edhe me Ballkanin: do të vazhdohej apo do të lihej mënjanë përkushtimi ndaj disa parimeve në Ballkan.

Konkretisht, si do ta ndikonte Ballkanin rikthimi i mundshëm i Trumpit?

Edward P. Joseph: Një ndër çështjet kryesore me efekt në Ballkan, është Ukraina, lufta në Ukrainë. Ai [Trump] mund të përpiqet të arrijë marrëveshje me Rusinë për Ukrainën dhe ta shtyjë Ukrainën drejt një zgjidhjeje territoriale. Nëse e bën këtë, duke treguar një lloj marrëdhënieje miqësore me Putinin, kjo ndikon menjëherë në Ballkan. Sepse, aleanca me autokratë si Putini nënkupton qasje më të butë ndaj [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiq. Për mendimin tim, edhe administrata e Bidenit ka qenë tejet e butë ndaj tij.

Duhet theksuar se Harris, kur e ka pranuar nominimin e Partisë Demokratike në Çikago, ka thënë se nuk do të miqësohet me autokratë.

Në politikën e jashtme, amerikanët kanë çështje të mëdha në agjendë – ju e përmendet luftën në Ukrainë, pastaj është lufta në Gazë. Në krejt këtë vorbull ngjarjesh, ata kanë kthyer vëmendjen edhe kah Ballkani – gjë të cilën mund të themi se e dëshmon edhe vizita e shefit të CIA-s, javën e kaluar…

Edward P. Joseph: Unë shpresoj. Kemi indikacione se vizita e Burnsit i ka pasur disa efekte, sepse Dodik ka deklaruar më pas se qëllim i Republikës Sërpska nuk ka qenë kurrë ndarja nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës. Kjo më sugjeron të mendoj se mesazhi i Burnsit në Banja Llukë ka pasur ndikim.

Në Beograd, nuk jam i sigurt se është marrë mesazhi, sepse administrata Biden ka qasje konfliktuale ndaj Beogradit, ndryshe prej Banja Llukës. Zyrtarë të caktuar amerikanë e lavdërojnë vazhdimisht Qeverinë e Serbisë për atë që bën, për shembull, në Ukrainë.

Folët më herët për ndikimin e fitores së mundshme të Trumpit në Ballkan. Dua t’ju pyes për fitoren e mundshme të Harrisit. Si do ta ndikonte ajo Ballkanin dhe problemin mes Kosovës dhe Serbisë konkretisht?

Edward P. Joseph: Nuk e di përgjigjen në këtë pyetje dhe nuk e di nëse do të jetë një vazhdimësi e qasjes së Bidenit, e cila në disa aspekte ka qenë vazhdimësi e qasjes së Trumpit. Trump ka shtyrë përpara mini-Schengenin, Biden ka shtyrë përpara Ballkanin e Hapur.

Situata në Ballkan është përkeqësuar dhe nëse Harris do t’i marrë parasysh vështirësitë që Biden ka hasur në Ballkan që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe do të provojë diçka ndryshe, nuk e di.

Mendoni se SHBA-ja duhet të angazhohet më shumë në Ballkan?

Edward P. Joseph: Nëse më pyesni se çfarë do të duhej të bënte Harris… ajo duhet t’i shqyrtojë me kujdes vështirësitë që ka pasur administrata Biden dhe të përballet me – siç e kam quajtur unë në shkrimet e mia – paradoksin ballkanik. Ajo duhet të përballet me paradoksin ballkanik.

E, çka është paradoksi ballkanik? Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Perëndimi është më i fuqishëm dhe më i bashkuar dhe Rusia është më e dobët dhe më e izoluar, ndërsa situata në Ballkan është përkeqësuar. Ky është paradoksi ballkanik. Pse situata në Ballkan është përkeqësuar kur Perëndimi është më i fortë dhe më i bashkuar dhe Rusia është më e dobët dhe më e izoluar? Pse raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë edhe më të përkeqësuara? Pse situata e brendshme në Serbi është përkeqësuar? Pse janë përkeqësuar raportet mes Serbisë dhe Malit të Zi? Pse janë përkeqësuar raportet mes Serbisë dhe Kroacisë?… Kamala Harris dhe këshilltarët e saj do të duhej të përballeshin me paradoksin ballkanik. Dhe, ndryshe nga zyrtarë të lartë të administratës Biden, ata duhet të ndalojnë së pretenduari se ai nuk ekziston./rel

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Shiroka Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së

Shiroka Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së

22 minuta më parë
Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kurti pranon urime nga kryeministri i Maltës, merr mbështetje për integrimet

59 minuta më parë
Një muaj paraburgim ndaj një personi si i dyshuar për kr*ime lufte

Ndalohet një zyrtar për zbulim të informatave lidhur me prona në këmbim të rýshfetit

1 orë më parë
‘‘Fruthi është rikthyer’’, Vitia u kërkon prindërve t’i vaksinojnë fëmijët: Është mënyra më e sigurt

‘‘Fruthi është rikthyer’’, Vitia u kërkon prindërve t’i vaksinojnë fëmijët: Është mënyra më e sigurt

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH