Kurti: Kosova i ka përmbushur të gjitha parakushtet për KiE

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill, përcjell KosovaPost.

Për këtë ka reaguar në platformën “X”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm.

Sot Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës si shtet anëtar. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë Opinionin në prill”, ka shkruar kryeministri Kurti në “X”.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika