Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se zotohen për pagat minimale mbi 500 euro, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka ndarë zotimet e tij nga Rahoveci.
“Sonte ishim në Rahovec, në vendin e bujqëve të zotë, në kryeqytetin e bujqësisë, e shembullin e bujarisë. Nga atje, me dorën në zemër zotohemi për: Zemrat e punëtorëve, pagë minimale mbi 500 euro; Zemrat e grave, mbështetje për punësimin e tyre përmes programit “SuperPuna për Gratë”; Zemrat e gjyshërve dhe gjysheve, 100 euro shtesë mbi pensionin bazik për kujdesin e tyre ndaj nipave e mbesave kur prindërit punojnë; Zemrat e prindërve, bono atëherë kur fëmijët i dërgojnë në çerdhe jopublike.”, ka shkruar ajo.


























