Derisa të premten nga ora 10:00 pritet të jetë përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish nuk është përgjigjur nëse nesër do të jetë sërish emri i Albulena Haxhiut për kryekuvendare.
I pyetur nga gazetarët për këtë çështje pas përurimit të urës në Rogovë të Hasit ai tha: “Ne ndërtojmë ura, banorët e Rogovës punojnë tokën e shiu është për bereqet”, por nuk pati asnjë përgjigje rreth bllokadës në Kuvend.
Kuvendi i Kosovës që nga 15 prilli është mbledhur pesë herë, derisa në tri tentime nuk ka arritur t’i ketë 61 vota për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Në Vetëvendosje kanë thënë se emri i saj do të jetë sërish të premten si i propozuar i tyre.