Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën e Boshnjakëve, duke kujtuar vendimin e 28 shtatorit 1993 për rikthimin e emrit kombëtar “Bošnjak” dhe emërtimit “bosanski jezik” për gjuhën e popullit boshnjak, përcjell KosovaPost.
Kurti ka thënë se kjo datë ka rëndësi të veçantë për identitetin kombëtar, gjuhën dhe kulturën boshnjake, ndërsa ka vlerësuar kontributin e komunitetit boshnjak në Kosovë.
“Si Qeveri e vlerësojmë lart dhe shprehim mirënjohjen tonë për bashkëpunimin dhe kontributin e komunitetit boshnjak në zhvillimin e Kosovës, vendit tonë të përbashkët”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ndajnë një histori të përballjes me politikat e dhunshme, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, spastrimin etnik dhe gjenocidin gjatë viteve ’90.
Sipas Kurtit, përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak janë pjesë e institucioneve të Kosovës dhe kontribuojnë në vendimmarrjen dhe zhvillimin e vendit.
“Gëzuar Ditën e Boshnjakëve!”, ka përfunduar Kurti.
Postimi i plotë:


























