Një ditë pasi Demë Shehu, njëri nga të akuzuarit në rastin “Lagja e Trimave”, u ankua se prej dy muajsh nuk po i mundësohet ndihma mjekësore, avokati i tij Naser Raufi ka sqaruar se klienti i tij ndjenë dhimbje të mëdha për shkak të problemeve me dhëmbët dhe se pavarëisht premtimeve të shumta nga autoritetet komptetente, Demë Shehut nuk i mundësohet vizita mjekësore.
“Nga gjykatësi në Gjykatën Penale, Goran Boshevski, prej dy muajve kërkojmë leje që i dënuari Demë Shehu të shkojë në stomatolog pasi i njejti ka dhimbje, me dhëmbët ka probleme dhe ka dy muaj që ky gjykatës nuk na e mundëson, edhe pse na premton se do ta sigurojë këtë”, tha avokati Naser Raufi për gazetën LAJM. Ai sqaroi se, së shpejti pritet të realizojë takim me kryeministrin kosovar Albin Kurti nga i cili do të kërkojë ndihmë për përfshirjen e ndërkombëtarëve për zbardhjen e të vërtetës për rastin “Lagja e Trimave”.