Udhëtimi i Leo Messit në Arabinë Saudite ka mërzitur jashtë mase drejtuesit e PSG.
Presidenti Al Khelaïfi është shumë i nevrikosur nga vizita e Messit në Arabi, sidomos pas humbjes së rëndë të PSG ndaj Lorient.
Si rezultat i kësaj, klubi francez e ka suspenduar Lionel Messin për dy javë.
Ylli argjentinas shkoi në Arabinë Saudite për të promovuar turizmin e këtij vendi dhe humbi stërvitjen e së hënës, që u programua menjëherë pas humbjes ndaj Lorient. E hëna ishte programuar më parë ditë e lirë për lojtarët dhe Messi nuk mundi ta anulonte udhëtimin e tij.


























