KOS-CERT apelon te qytetarët për raportimin e problemeve me llogaritë WhatsApp

Njësia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (KOS-CERT) ka njoftuar se është duke analizuar rastet e raportuara lidhur me problemet që kanë prekur llogaritë e përdoruesve në aplikacionin WhatsApp.

 

Sipas KOS-CERT, janë duke u zhvilluar përpjekje për komunikim dhe bashkëpunim me institucionet relevante, me qëllim të trajtimit dhe zgjidhjes së kësaj çështjeje.

Ndërkohë, qytetarëve që kanë probleme me rikthimin e llogarisë së tyre në WhatsApp u është bërë thirrje që rastin ta paraqesin përmes formularit zyrtar të platformës.

Për raportim, përdoruesit mund të plotësojnë formularin zyrtar të WhatsApp në këtë adresë:
https://www.whatsapp.com/contact/?subject=mess

Gjatë plotësimit të formularit, përdoruesit këshillohen të specifikojnë numrin e telefonit, problemin e hasur dhe datën kur ka ndodhur rasti.

KOS-CERT u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet përmes kanaleve zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë komunikimeve online, veçanërisht në rastet kur kërkohen të dhëna personale ose kode verifikimi.

Njësia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (KOS-CERT) vijon të monitorojë situatën dhe të bashkëpunojë me institucionet relevante për adresimin e rasteve të raportuara.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish