Asambleistët e Vetëvendosjes të Qendrës në Prishtinë kanë akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama se ‘ka gënjyer lidhur me mbi 32 milionë eurot’ që rrezikojnë Ndërmarrjen Publike Banesore, për të cilat thirri dje konferencë për media i pari i kryeqytetit.
Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje qendra në Prishtinë, i ka quajtur “gënjeshtra të pacipa” të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama lidhur me borxhin e Ndërmarrjes Publike Banesore, për çka, Rama ka deklaruar se fajtore për të është Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka thënë se Rama u përpoq ta bëjë fajtore LVV-në dhe Qeverinë për gjendjen në Ndërmarrjen Publike Banesore.
“Dihet qartë që LVV-ja e ka kundërshtuar këtë proces që nga dita e parë. Që nga viti 2018 kemi paralajmëruar se drejtorët e Shpend Ahmetit po falsifikojnë dokumente dhe NPB-ja është në rrezik. Është e vetmja LVV-ja që ka alarmuar për rrezikun që po i kanosej NPB-së”, ka thënë ai.
Ai tha se Vetëvendosje e ka kundërshtuar këtë projekt dhe kanë kërkuar nga subjekte që të ndalë këtë proces.
“Kemi vazhduar me konferenca në tetor të vitit 2021, në paralajmërime për padi, mendjeha na kanë paditur për shpifje Ndërmarrja Publike Banesore. Kemi dorëzuar padi në 8 gusht të vitit 2022. Kemi reaguar përsëri dhe i kemi kërkuar Komunës së Prishtinës të jetë më aktive në vitin 2023 për rastin e NPB-së. Kemi bërë… kemi bërë edhe reagime të shumta ku kemi shkuar vetë në vendngjarje dhe e kemi ftuar policinë siç ju kujtohet rasti i largimit të azbestit. Është përsëri e vetmja Lëvizja Vetëvendosje e cila ka reaguar. Kemi paralajmëruar publikisht për dëmin që po i shkaktohet NPB-së, kemi mbajtur dhjetëra konferenca e dhjetëra prononcime për këtë skandal, por për vite të tëra, pothuajse në çdo seancë që kemi kërkuar ta fusim si pikë në Kuvendin Komunal, jemi bllokuar nga PDK, AAK dhe LDK”, tha Azemi.
Sipas tij, në një proces ku sot flitet për 32 milionë euro që tashmë sipas vendimit të shkallës së dytë, Ndërmarrja Publike i ka obligim ndaj operatorëve privatë, Komuna nuk e ka dërguar as përfaqësuesin e vet ligjor në seancën ku po shqyrtoheshin provat dhe ku u dha fjala përfundimtare.
“Kjo pra është hipokrizia dhe kjo janë gënjeshtrat e Përparim Ramës të Pacollit. Në vend që të krijohet një ekip i fuqishëm i cili do të bënte mbrojtjen e interesit publik, madje mungoi edhe përfaqësuesi ligjor i Komunës pra në këto seanca. Dhe pastaj aty del PDK-ja”, tha ai./rtk


























