Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale, hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

    Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ”Prona e Veternikut”

    Arrestóhet një i dyshuar për keqpërdorim detyre dhe f@lsifikim dokumentesh

    Ndalohen punimet në 16 vendpunishte në disa komuna të Kosovës

    Demokratët Evropianë: Serbia ta lejojë hetimin për armën zanore në protestë

    Rrëzóhet minarja e xhamisë në Plluzhinë të Skenderajt nga erërat e fuqishme

    Stúhia dyshohet se shkaktoi zj@rr në Shirokë të Suharekës

    Kërkohet ndihmë për gjetjen e tre personave të zhdúkur

    U jepet lamtumira e fundit tre kosovarëve që vdiqën tr@gjikisht në Shkup

    Stuhia Eowyn/ Irlanda mbyll shkollat dhe universitetet të premten

    Stuhi e fuqishme godet Kosovën për të dytën ditë radhazi, dëme në disa komuna

    KEDS paralajmëron për mundësi të ndërprerjeve të energjisë shkaku i motit të lig

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Macron do ta drejtojë vendin me një kryeministër që kundërshton politikat e tij

07 Korrik 2024, 22:45
në Botë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një koalicion i majtë që u bë bashkë papritur përpara zgjedhjeve të parakohshme në Francë, fitoi shumicën e vendeve në parlament, sipas parashikimeve të dala pas mbylljes së procesit të votimit të dielën.

Parashikimet e papritura e rendisin aleancën e qendrës së Presidentit Emmanuel Macron në vendin e dytë dhe të djathtën ekstreme të tretën.

Pamundësia e sigurimit të një shumice qeverisëse nga ana e çdo aleance politike në vend, duket se do ta zhysë Francën në paqartësi politike dhe ekonomike.

Rezultatet përfundimtare nuk priten të dalin deri të dielën vonë në mbrëmje ose të hënën herët në mëngjes.

Sipas parashikimeve presidenti thellësisht jopopullor Emmanuel Macron ka humbur kontrollin e parlamentit. E djathta ekstreme e Marine Le Pen ka rritur në mënyrë drastike numrin e vendeve në parlament, megjithatë rezultatet ishin shumë larg pritshmërive.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Francë pritet të ndikojnë tek lufta në Ukrainë, diplomacia globale dhe stabiliteti ekonomik i Evropës.

Franca aktualisht përballet me perspektivën e disa javësh përpjekjesh politike për të përcaktuar se kush do të jetë kryeministër apo kush do të drejtojë Asamblenë Kombëtare. Zoti Macron përballet me mundësinë për të udhëhequr vendin krah një kryeministri, që kundërshton shumicën e politikave të tij të brendshme.

Nëse rezultatet zyrtarë konfirmojnë parashikimet ato pritet të zhytin vendin, një shtyllë e Bashkimit Evropian dhe ekonomia e dytë më e madhe në Evropë, në pasiguri e paqartësi intensive se kush mund të jetë partner me Presidentin Emmanuel Macron në detyrën e kryeministrit.

Këto paqartësi politike vijnë ndërsa në Paris pritet të fillojnë Lojrat Olimpike dhe kur sytë e gjithë botës do të jenë drejtuar tek ky vend.

Për politikanin e qendrës, 46-vjeçarit Macron, zgjedhjet parlamentare u shndërruan në një fiasko. Ai çuditi vendin dhe shumë në qeverinë e tij, duke shpërndarë dhomën e ulët të parlamentit, Asamblenë Kombëtare, pas një rritje të së djathtës ekstreme në votimet për zgjedhjet evropiane.

Presidenti Macron tha se votimet e reja do t’i ofronin Francës “qartësi”. Ai mendonte se me fatin e Francës në duart e tyre, votuesit mund të largoheshin nga e djathta dhe e majta ekstreme dhe të riktheheshin tek partitë kryesore më pranë qendrës — ku zoti Macron gjen shumë nga mbështetja që i dha atij presidencën në 2017 dhe përsëri në 2022. Ai shpresoi se kjo do ta forconte presidencën e tij për tre vitet e mbetura në detyrë.

Por në vend që të dilnin në mbështetje të tij, miliona votues në të majtë dhe në të djathtë të peizazhit politik gjithnjë e më të polarizuar të Francës, shfrytëzuan vendimin e tij të befasishëm, si një mundësi për të shprehur zemërimin e tyre dhe ndoshta për ta mënjanuar zotin Macron, duke i dhënë atij një parlament që tani mund të jetë përgjithësisht i formuar nga ligjvënës jomiqësorë ndaj tij dhe në veçanti, ndaj politikave të tij pro-biznesit.

Që në raundin e parë të votimit të fundjavës së kaluar, votuesit mbështetën masivisht kandidatët nga Bashkimi Kombëtar i së djathtës ekstreme, në një numër edhe më të madh sesa gjatë votimeve për Parlamentin Evropian. Një koalicion i partive të majta u rendit i dyti dhe aleanca e tij qendrore u radhit e treta, madje me diferencë të madhe.

Një parlament pa një shumicë të qartë qeverisëse, pa asnjë grupim politik që mund t’i afrohet marrjes së 289 vendeve të nevojshme për një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, dhoma më e fuqishme nga dy dhomat legjislative të Francës, do të ishte një territor i pashkelur më parë për Francën moderne dhe do të sillte paqëndrueshmëri politike.

Ndryshe nga vendet e tjera në Evropë që janë më shumë të mësuara me qeveritë e koalicionit, Franca nuk ka një traditë që ligjvënësit nga kampet rivale politike të bashkohen për të formuar një shumicë qeverisëse.

Polarizimi i mprehtë i politikës franceze – veçanërisht në këtë fushatë të zjarrtë dhe të shpejtë – sigurisht që do të komplikojë çdo përpjekje për ndërtimin e koalicionit. Racizmi dhe antisemitizmi njollosën fushatën elektorale, së bashku me fushatat e dezinformimit rus, ndërsa mbi 50 kandidatë raportuan se ishin sulmuar fizikisht – diçka shumë e pazakontë për Francën. Qeveria tha se dislokoi 30 mijë policë për votimet për balotazhin e së dielës – një tregues i rrezikut të lartë dhe shqetësimeve se një fitore e ekstremit të djathtë, apo pa një fitore të qartë nga një grupim politik, mund të shkaktojë protesta.

Shumica që mund të krijohet nga koalicione paszgjedhore rrezikon të jetë e brishtë, e ekspozuar ndaj mocioneve të mosbesimit që mund të shkaktojnë rënien e saj.

Paqëndrueshmëria e zgjatur mund të shtojë sugjerimet nga kundërshtarët e tij se zoti Macron duhet ta përfundojë më herët mandatin e tij të dytë dhe të fundit. Kushtetuta franceze e pengon atë ta shpërndajë parlamentin përsëri në 12 muajt e ardhshëm, duke e hequr këtë si një mundësi për t’i dhënë Francës një qartësi më të madhe./VOA

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale, hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale, hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

20 minuta më parë
Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin ”Prona e Veternikut”

Arrestóhet një i dyshuar për keqpërdorim detyre dhe f@lsifikim dokumentesh

46 minuta më parë
Ndalohen punimet në 16 vendpunishte në disa komuna të Kosovës

Ndalohen punimet në 16 vendpunishte në disa komuna të Kosovës

49 minuta më parë
Demokratët Evropianë: Serbia ta lejojë hetimin për armën zanore në protestë

Demokratët Evropianë: Serbia ta lejojë hetimin për armën zanore në protestë

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH