Stuhi e fortë ka goditur për të dytën ditë radhazi Kosovën.
Dukagjini duket të jetë ndër rajonet më të prekura deri më tani, me Istogun, Pejën, Klinën, Suharekën, por edhe Prishtinën, Graçanicën e Zveçanin që kanë raportuar dëme të konsiderueshme.
Qytetarë nga këto zona kanë dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, dhe njëkohësisht kanë treguar për gjendjen e rëndë që tashmë po mbretëron si pasojë e të reshurave të dendura.
Istogu ishte komuna më e goditur, ku shumë fermerëve iu dëmtuan rëndë plantacionet me të mbjella nga breshri, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë në Pejë dhe Klinë, rrugët, oborret e shtëpive si dhe disa objekte pësuan dëme materiale nga breshri shkatërrues.
Po ashtu, është raportuar se fshatra të shumtë të komunave të Istogut, Klinës e Zveçanit kanë mbetur pa energji elektrike.


























