Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    PDK-ja: Nëse dështon Kurti, do të marrim iniciativën për të formuar Qeverinë

    PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë për nesër në ora 11:00

    Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

    Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?

    KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

    Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Berisha kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”

    Berishës i del viza amerikane, zbardhet grupi që do të udhëtojë me të në SHBA

    Propozimi i Bekim Sejdiut për president, Aleanca nuk ka votë: S’kemi ndryshuar qëndrim

    Propozimi i Bekim Sejdiut për president, Aleanca nuk ka votë: S’kemi ndryshuar qëndrim

    Kurti me të rinjtë: Barazia gjinore,çështje e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik

    Kurti me të rinjtë: Barazia gjinore,çështje e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik

    `Marshi për Liri` më 12 shtator, PDK mban mbledhje koordinuese

    `Marshi për Liri` më 12 shtator, PDK mban mbledhje koordinuese

    Nesër nis viti i ri shkollor, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

    Nesër nis viti i ri shkollor, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

    Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Me kërkesë për afat shtesë për lexim e analizim të aktakuzës, ndërprehet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharem Qerimit

05 Mars 2025, 14:23
në Lajme
Me kërkesë për afat shtesë për lexim e analizim të aktakuzës, ndërprehet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharem Qerimit
Share on FacebookShare on Twitter

Meqenëse i akuzuari Bedri Shabani kërkoi kohë për të lexuar dhe analizuar aktakuzën e që më pas të deklarohet, është ndërprerë seanca fillestare në rastin ku ky i fundit bashkë me Muharem Qerimin akuzohen për spiunazh.

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bekim Kodraliu, Shabani kërkoi kohë që ta analizojë aktakuzën e që më pas të deklarohet rreth saj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Pajtohem me avokatin Berisha, tash për tash nuk mund të deklarohem derisa ta lexoj aktakuzën. Andaj, më nevojitet një afat i arsyeshëm disaditor që të kem mundësi të analizoj dhe të deklarohem për këtë aktakuzë”, tha Shabani.

Kurse, Qerimi deklaroi vetëm se e ka kuptuar aktakuzën.

“E kam kuptuar aktakuzën plotësisht dhe s’kam asgjë të paqartë”, deklaroi Qerimi.

Prokurori Kodraliu tha se aktakuza është voluminoze dhe kanë shumë prova, teksa njoftoi Gjykatën se shkresat e lëndës i janë dorëzuar mbrojtjes më 24 shkurt 2025 dhe konsideron që ka qenë kohë e mjaftueshme për lexim të aktakuzës, që të akuzuarit të deklarohen rreth fajësisë sot.

Por, u pajtua se mund t’i jepet të akuzuarve kohë që të lexojnë aktakuzën dhe më pas të deklarohen.

Avokati Besnik Berisha, mbrojtës i të akuzuarit Shabani, tha se i mbrojturi i tij e ka sot para vetes aktakuzën për herë të parë, andaj kërkoi t’i aprovohet kërkesa që t’i jepet kohë për lexim e analizim të aktakuzës.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri tha se duke qenë që i akuzuari ka të drejtë të njihet me aktakuzën, Gjykata nxjerr aktvendim me të cilin ndërpritet seacna e shqyrtimit fillestar dhe e radhës caktohet për 17 mars.

Paraprakisht, Berisha tha se është e pamundur që brenda një afati kaq të shkurtër të lexohet dhe studiohet akakuza, e që i akuzuari të deklarohet rreth fajësisë.

“Kisha takim blic para se të hyj këtu dhe ma konfirmoi se ka nevojë me marrë aktakuzën me vete, me lexu dhe me u taku bashkë pasi ta lexojë, jo veç dispozitivin, por edhe arsyetimin dhe tek pastaj t’i jepet mudësia për t’u deklaru lidhur me fajësinë apo pafajësinë”, tha Berisha.

Ai tha se i janë mirënjohës Gjykatës që shqyrtimin fillestar e ka caktuar në afat të shpejtë, ndërsa në emër të klientit të tij kërkoi që t’i respektohen të drejtat e tij dhe të njihet me akuzën, si e drejtë që mund ta shfrytëzojë e jo si privilegj.

Gjykatësi Rrahman Beqiri tha se është fakt që sot është dorëzuar aktakuza tek të akuzuarit, ndërsa mbrojtësve përmes e-mailit më herët. Andaj, tha se do të vazhdohet me leximin e aktakuzës, ku të akuzuarit kanë të drejtë të mos deklarohen.

Gjykatësi theksoi se Gjykata ka qenë e obliguar të caktojë shqyrtimin fillestar brenda afatit prej 15 ditësh pasi të akuzuarit janë në paraburgim dhe shkresat e lëndës nuk janë të pakta.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër.

Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.

Aktakuza ngarkon Shabanin e Qerimin për spiunazh. Kurse, Qerimi akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në pikën e parë Bedri Shabani akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë eprorët e saj, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së në fshatin (e redaktuar) dhe masakrën e (e redaktuar).

Aktakuza thotë se Shabani të dhënat dhe informacionet në fjalë, ua kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, S.R., përgjegjës për (e redaktuar) si dhe kolonel B.J, ish-komandant i Policisë së Serbisë (e redaktuar), gjatës kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e (e redaktuar) përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë.

Andaj, thuhet se me këto veprime i akuzuari ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-n në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK -së (e redaktuar) kinse janë bërë trafikime organesh, si dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës së (e redaktuar), duke kërkuar nga zyrtari i BIA-s dhe B.J që të ndërmarrin veprime operacionale të cilat do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës.

Prandaj për këto veprime, Bedri Shabani ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës, Muharrem Qerimi akuzohet se nga viti 2012 e në vazhdimësi deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën dhe pjestarët e UÇK-së, emrat dhe eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur (e redaktuar) në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin, e të cilat informacione ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, S.R., përgjegjës për (e redaktuar) përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike që ka zhvilluar në territorin e Republikës së Serbisë.

Me këto veprime, i akuzuari Qerimi thuhet se ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Prandaj për këto veprime, Qerimi ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën e tretë të aktakuzës thuhet se më 5 qershor 2024 të pandehurit Qerimi gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për urdhër kontroll, i është gjetur në posedim pa autorizim një revole e tipit “Ekol Tuna”, një karikator, gjashtë fishekë, njëzet fishekë të tjerë me mbishkrimin 11/53, si dhe katër karikator të tjerë me shenjën e gjysmëhënës dhe një rrumbullak të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime, Qerimi ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorzuar të armëve” nga nenin 366, paragrafi 1 të Kodit Penal.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

PDK-ja: Nëse dështon Kurti, do të marrim iniciativën për të formuar Qeverinë

PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë për nesër në ora 11:00

48 minuta më parë
Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?

1 orë më parë
KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

1 orë më parë
Berisha kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”

Berishës i del viza amerikane, zbardhet grupi që do të udhëtojë me të në SHBA

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH