Kosova u mposht në Rumani me rezultat 2:0, ndeshje kjo që u përcoll me shumë skandale pasi tifozët rumunë shpalosën pankartën raciste “Kosova është Serbi” dhe gjatë gjithë ndeshjes fyen Kosovën.
Ka qenë gazetarja Qeqa Krelani e cila me një postim në “Facebook” ku kritikon Edon Zhegrovën.
Mediumi serb Mundo.rs shkuan se derisa pas çdo ndeshje te Kosova flitet për luftë, bukuroshja nga Kosova godet futbollistët.
“Federata e Futbollit të shtetit të vetëshpallur të “Kosovës” aktualisht është në gjendje. Qeqa Krelani i është kundërpërgjigjur brutalisht njërit prej futbollistëve nga “Kosova e Metohia”, Edon Zhegrova”, shkruan mundo.rs.
“Nuk mund ta marr seriozisht lojtarin me numrin 10 (Zhegrova). Ka mundësi që pas ndeshjeve të ardhshme të filloj urgjentisht përgatitjet për ceremoninë e pensionimit të disa lojtarëve nga Kombëtarja”, kishte shkruar Qeqa, raporton sipas portali serb duke vazhduar.