Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci mbrëmë ishte mysafir në emisionin “InfoBox” teksa tregoi për të arriturat e qeverisjes së LVV, që nga fitorja e 14 shkurtit të vitit të kaluar e deri më sot, shkruan KosovaPost.
Ndër të tjerash, Bajqinovci u pyet edhe në lidhje me rritjen e çmimeve, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me shtrenjtimin e produkteve bazë, përkitazi me çmimin e një buke, ai shtoi se në lagjen ku ai banon buka është 40 deri në 45 cent.
E, për këtë KosovaPost e ka kontaktuar deputetin e LVV-së, lidhur me çmimin e një buke, ku ai tha se të gjithë kanë gënjyer, ngase në lagjen ku deputeti banon thotë se buka është 40-45 cent.
“Të gjithë kanë gënjy. Janë rrit çmimet e artikujve.
Unë kam tregu se ku blej bukë. Në lagjen time buka është 40 deri në 45 cent. Janë duke tentu me më sulmu”
Vlen të përmendet se Mefail Bajqinovci banon në lagjen “Kodra e Trimave”, Prishtinë./KosovaPost/