Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar takim me Monika Hencsey, Drejtoreshën për Diplomaci të Gjelbër dhe Multilateralizëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Mjedisin të Komisionit Evropian, përcjell KosovaPost.
Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës Ministeriale për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ku u diskutua për avancimin e Kosovës në përafrimin e legjislacionit mjedisor dhe klimatik me standardet e Bashkimit Evropian, me fokus në Kapitullin 27.
Pacolli tha se gjatë takimit ka prezantuar punën për forcimin e institucioneve, Inspektoratit të Mjedisit, monitorimit dhe të dhënave mjedisore, si dhe zbatimin e sistemit MRVA.
Ajo tha se ka kërkuar mbështetjen e Komisionit Evropian për forcimin e kapaciteteve dhe financimin e projekteve në fushën e mjedisit, klimës, ujërave, mbeturinave dhe mbrojtjes së natyrës.
“Bashkëpunimi me BE-në është thelbësor që reformat mjedisore të shndërrohen në rezultate konkrete për qytetarët dhe një Kosovë më të pastër e më të gjelbër”, ka Pacolli në Facebook.


























