Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

    100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

    Incident në KEK, një punëtor lënďohet rëndë

    Flamuri në duart e kampionëve, delegacioni niset drejt Tarantos

    Tre policë të lënduar nga su*lmi, arr*estohet i dyshuari

    Arresťohen dy shtetas të huaj në Prishtinë, dyshohet se ushtronin veprimtari ortoprotetike pa licencë

    Dogana e Kosovës zbulon 63,400 euro të padeklaruara në Merdare

    Zj@rr në ishullin Salamina të Greqisë, dy të vďekur e katër të lënďuar

    Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat deri në 34°C

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Në politikën ndërkombëtare nuk ka miq të përhershëm, ka vetëm interesa të përhershme

A po e flijon Rusia Serbinë?

20 Qershor 2025, 17:36
në Kryesore
Në politikën ndërkombëtare nuk ka miq të përhershëm, ka vetëm interesa të përhershme
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Mr sc. Besa Nuredini

Kosova, Donbasi dhe reflektimi i krizës Izrael–Iran në planet e Kremlinit

Në botën e politikës ndërkombëtare, interesat janë gjithmonë më të rëndësishme se miqësitë. Shtetet e mëdha shpesh e tregojnë këtë kur vendosin të sakrifikojnë aleatë më të vegjël për të mbrojtur interesat e tyre më të mëdha. Pikërisht kjo po duket sot në raportin mes Rusisë dhe Serbisë.
Në një kohë kur tensionet janë rritur në shumë pjesë të botës, si në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe Ballkan, Rusia po sinjalizon se është e gatshme ta përdorë çështjen e Kosovës për interesat e veta, edhe nëse kjo e dëmton Serbinë.

Në një konferencë për media, presidenti rus Vladimir Putin e përmendi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010, që e konfirmoi ligjërisht shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ai e përdori këtë si shembull për të justifikuar ndarjen dhe aneksimin e rajoneve Donetsk dhe Luhansk nga Ukraina.

Edhe pse presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte kërkuar që Rusia të mos e përmendte Kosovën si precedent, Putin nuk e mori parasysh këtë kërkesë.
Ky veprim ishte një mesazh i qartë: Serbia nuk ka më ndikim mbi mënyrën se si Rusia e përdor çështjen e Kosovës në lojën e vet ndërkombëtare.
Rusia, në fakt, nuk e ka njohur asnjëherë pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka dhënë ndonjë shenjë se ka ndërmend ta bëjë këtë për arsye parimore. Por tani që i duhet të justifikojë aneksimet në Ukrainë, ajo po e përdor rastin e Kosovës si një shembull të favorshëm ligjor dhe diplomatik. Nëse kriza në Ukrainë thellohet dhe Rusia kërkon që bota të njohë “republikat popullore” që ka krijuar atje, atëherë Moska mund ta përdorë edhe njohjen e Kosovës si një hap të papritur për të ngatërruar Perëndimin. Qëllimi nuk do të ishte ndihma për Kosovën, por krijimi i një situate që e vë në pozitë të vështirë Perëndimin, i cili do ta ketë të vështirë të refuzojë kërkesat e Rusisë pa e rihapur diskutimin për Kosovën.

Ndërkohë, përplasja midis Izraelit dhe Iranit ka sjellë një krizë tjetër të madhe në Lindjen e Mesme. Ky konflikt e ka shpërqendruar vëmendjen e vendeve perëndimore, dhe Rusia po e shfrytëzon këtë situatë për të forcuar pozitat e veta në Ukrainë dhe në mënyrë të tërthortë, edhe në Ballkan. Rusia tani është aktive në disa fronte: po e mbron territorin e fituar në Ukrainë, po i qëndron afër Iranit në përplasjen me Izraelin, dhe po e përdor Serbinë në Ballkan vetëm për aq sa i shërben në këtë lojë të madhe.
Në këtë skemë globale ku çdo krizë ndikon në një tjetër, Rusia e sheh çështjen e Kosovës si më të vlefshme për interesat e saj sesa aleanca tradicionale me Serbinë. Nëse duhet të zgjedhë, Moska mund ta lëshojë Serbinë pa shumë hezitim.
Presidenti serb Vuçiq po mundohet të qëndrojë mes dy krahëve: nga njëra anë me Rusinë, dhe nga ana tjetër me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Por tani ai ndodhet në një pozitë shumë të vështirë. Nëse Rusia e njeh Kosovën, Serbia do të humbasë mbështetjen më të madhe në OKB dhe do të jetë nën presion të fortë nga BE dhe SHBA për të pranuar realitetin. Nëse Serbia qëndron me Rusinë, do të përkeqësohen marrëdhëniet me Perëndimin dhe do të humbasë ndihma dhe përkrahje të rëndësishme. Nga ana tjetër, nëse largohet nga Rusia, atëherë rrezikon reagime të forta brenda vendit, sidomos nga grupet nacionaliste.
Në të gjitha këto skenarë, Rusia ruan avantazhin dhe kontrollin e lojës. Serbia është ajo që rrezikon të humbë, pa marrë asgjë në këmbim.
Në fund, pyetja e vërtetë është: kush po e flijon kë? Bota po hyn në një fazë të re, ku konfliktet po përhapen, frontet ideologjike po forcohen dhe marrëdhëniet po ndryshojnë. Kosova ndodhet në mes të kësaj loje të madhe, ku përzihet e drejta ndërkombëtare me strategjitë ruse dhe interesat perëndimore.
Nëse Rusia vendos që njohja e Kosovës i shërben më shumë në Ukrainë, mund ta bëjë këtë pa ndjenja, vetëm për përfitim të vetin.
Në këtë rast, Serbia do të jetë viktima e parë e një loje që e kishte imagjinuar ndryshe. Edhe Kosova mund të përfitojë nga një lëvizje e tillë, por duhet të jetë e përgatitur për një njohje që vjen në një klimë shumë më të ftohtë dhe më të rrezikshme sesa ajo e vitit 2008.

E vërteta është kjo: Rusia nuk po flijon vetëm Serbinë. Ajo është e gatshme të braktisë çdo aleancë që nuk i sjell më dobi. Dhe në këtë rend të ri botëror, çdo shtet i vogël duhet të kuptojë një fakt të thjeshtë : Në politikën ndërkombëtare nuk ka miq të përhershëm, ka vetëm interesa të përhershme.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

22 minuta më parë
100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

43 minuta më parë
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

1 orë më parë
Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

Incident në KEK, një punëtor lënďohet rëndë

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH