Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar Hungarinë për vendimin për t’u tërhequr nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), pasi kjo e fundit ka lëshuar një urdhër arresti kundër tij dhe ministrit të atëhershëm të mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me veprimet e tyre gjatë luftës në Gaza, që nga tetori 2023 ka shkaktuar të paktën mbi 51,000 viktima.
Hungaria, e cila ishte nënshkruese e statutit të GJNP-së dhe e detyruar të respektonte vendimet e saj, njoftoi gjatë vizitës së Netanyahut në prill se po tërhiqej nga trupi gjyqësor ndërkombëtar, duke e quajtur atë “politik”.


























