Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, të zhvilluara në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përcjell KosovaPost.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Përfundimi i këtyre programeve të avancuara të edukimit ushtarak forcon kapacitetet udhëheqëse dhe operacionale të FSK-së, duke dëshmuar përkushtimin tonë për zhvillimin e një ushtrie moderne dhe profesionale.
“Ky sukses është gjithashtu dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e edukimit dhe aftësimit ushtarak” deklaron Maqedonci.

























