Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

    Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

    Komandanti i Shtabit të NATO-s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, në fokus siguria në rajon

    Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

    Zëvendësministri i Mjedisit: Restoranti në Radoniq ka marrë njoftimin për mbyllje, vendimi zyrtar dorëzohet të hënën

    Polonia: “Katastrofa humanitare” në Gaza po minon mbështetjen edhe në vendet “pro-Izraelit”

    Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arresťon edhe të dyshuarin e katërt, detaje

    Takimi Kurti–komandanti i KFOR-it anulohet për “rrethana të paparashikuara”

    Temperaturat e larta, nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Orban kundër Ukrainës – shkaku i interesave personale

11 Maj 2025, 16:55
në Botë
Kryeministri hungarez në Ukrainë, vizita e parë e aleatit kryesor të Rusisë në BE që nga fillimi i luftës
Share on FacebookShare on Twitter

Një fushatë e paprecedentë kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE është duke u zhvilluar këto ditë në Hungari. Duket se Orbanit i duhet urgjentisht një lloj “armiku i jashtëm”.

Spoti televiziv tregon policinë, gjurmë gishtash, foto të vendit të krimit, gëzhoja dhe lëndë narkotike. Në sfond, dëgjohet një zë i thellë dhe kërcënues: “Trafikimi i drogës dhe armëve është specialiteti i mafias ukrainase. Mizoria e tyre është e njohur në të gjithë botën. Në luftë, ata përdorin më shumë armë se kurrë më parë.”

Ndërsa kuadri ndryshon, shfaqet një tank, i ndjekur nga një foto e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Brukseli po luan me zjarrin. Nëse Ukraina i bashkohet BE-së, atëherë mafia ukrainase do të vijë në Hungari pa pengesa.”

Kjo dhe video të ngjashme shfaqen në të gjitha mediat e afërta me qeverinë hungareze. Ka dhe postera dhe mesazhe në radio kudo. Është pjesë e fushatës së qeverisë hungareze gjatë së cilës të gjithë qytetarët mund të votojnë deri më 20 qershor, pavarësisht nëse janë pro apo kundër pranimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, ashtu si edhe kryeministri hungarez Orban.

“Ukraina do ta shkatërrojë Hungarinë”

Edhe urrejtja që qeveria hungareze po përhap kundër Ukrainëspo rritet dhe askush nuk shqetësohet që pretendimet nuk bazohen në fakte. Sepse sipas Budapestit zyrtar, Ukraina nuk është vetëm “qendra e drogës dhe krimit të organizuar të Evropës Lindore”, por edhe një zonë e errët plot me barbarë që janë kriminelë ose mezi presin ta përmbytin Hungarinë me “punëtorë të lirë”.

Nëse Ukraina do të ishte anëtare e BE-së, argumentohet se jo vetëm që rrugët e Hungarisë do të ishin plot me kriminelë nga vendi fqinj, por edhe sistemi shëndetësor do të shembej nga numri i madh i ukrainasve që do të regjistroheshin në Hungari. Edhe pa ata, hungarezët do të vuanin nga “produktet bujqësore ukrainase të pavlerë që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve të Hungarisë”. Hungarezët do të detyrohen të paguajnë për Ukrainën nga xhepat e tyre.

As vetë Viktor Orban nuk është shumë shumë larg nga pretendime të tilla absurde: “Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkim Evropian do ta shkatërronte ekonominë hungareze. Ukraina është një vend që nuk mund ta mbajë veten. Nëse paratë perëndimore do të ndalonin së rrjedhuri në Ukrainë, ai vend nuk do të ekzistonte më. Ukrainasit po kërkojnë nga Bashkimi Evropian që, nëse nuk marrin më para nga Shtetet e Bashkuara, atëherë Evropa duhet t’u paguajë atyre miliona ushtarë ukrainas. Sepse sipas mendimit të tyre, ata meritojnë një ushtri të tillë”, tha Orban, në fjalimin e rregullt drejtuar qytetarëve, të premten e kaluar.

“Armiku i Jashtëm” i duhet Orbanit urgjentisht!

Arsyeja për këtë fushatë urrejtjeje kundër Ukrainës është shumë e thjeshtë dhe kjo nuk ka të bëjë fare me Ukrainën por me Hungarinë. Viktor Orban dhe partia e tij në pushtet po humbasin vazhdimisht mbështetjen e votuesve dhe duket gjithnjë e më shumë se në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, Orbani do t’i humbë zgjedhjet dhe se kryeministri i ri do të jetë Peter Magyar. Hungarezët duket se janë lodhur me retorikën e Orbanit si dhe me krimin dhe korrupsionin. Ndaj Orbanit i duhet urgjentisht një “armik i jashtëm” për të tërhequr përsëri votuesit.

Në fakt, Magyar dhe partia e tij Tisza nuk janë mbështetës të mëdhenj të Ukrainës. Ndaj ndoshta edhe ai dhe partia e tij janë habitur nga rezultati i një ankete ku 58% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Orbani këtu pa një mundësi për sulm. Ai tha se “Brukseli luftarak” që po paguan Ukrainën ka tani për synim të rrëzojë “qeverinë kombëtare, pro-hungareze dhe paqedashëse” të tij në Hungari dhe do të sjellë në pushtet një “partie pro-ukrainase, antikombëtare të luftënxitësve” (të Magyarit).

Se çfarë mendojnë vërtet hungarezët do të shihet në referendum për këtë çështje. Instituti i opinionit publik Nezöpont pranë qeverisë së Orbanit publikoi rezultatin e një sondazhi këtë prill, sipas të cilit rezultati i votimit do të jetë 67% kundër anëtarësimit të Ukrainës, Ky institut është i njohur për parashikimin me saktësi të jashtëzakonshme të asaj që dëshiron Orbani.

Nuk do të ketë vëzhgues në këtë referendum, dhe as nuk do të jetë e mundur të përcaktohet në mënyrë objektive se sa qytetarë votuan ose si votuan.

Ku është sot Hungaria?

Në Hungari qeveria pretendon se Bashkimi Evropian është “luftëtar” ndërsa Ukraina “kriminale”. Por vetë Orbani është ai që flet gjithnjë e më zëshëm për domosdoshmërinë e “korrigjimit” të kufijve të Hungarisë me Kroacinë dhe Rumaninë por ai kërkon edhe një pjesë të madhe të Ukrainës.

Kur bëhet fjalë për krimin, është kryeministri hungarez ai që po i kërkon vazhdimisht Brukselit të heqë nga lista e individëve të sanksionuar miliarderët rusë, që janë të përfshirë deri në fyt në biznese të paligjshme, si Alisher Usmanov ose Mikhail Fridman.

Pretendimet e kryeministrit hungarez janë plotësisht në përputhje me atë që mund të dëgjohet nga presidenti rus Putin. E pohimet e Orbanit kohët e fundit janë të ngjashme edhe me ato që thotë presidenti amerikan Trump.

Do të ishte absurde nëse pretendohet se në Ukrainë nuk ka krim dhe mafia. Por ekspertët e OSBE-së thonë se Ukraina po zhvillon një luftë më të ashpër dhe më të suksesshme kundër krimit të organizuar sesa Hungaria, ku një hetim pak më serioz për rastet e korrupsionit mund ta çojë lehtësisht policinë te dera e Viktor Orbanit dhe familjes së tij.

Kievi po përpiqet shumë të përmbushë kërkesat e Brukselit për anëtarësim në BE. Ndërsa Hungaria dhe gjyqësori i saj nën Orbanin nuk do të merrnin në këtë moment me gjendjen e tanishme as statusin e kandidatit./dw

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell

3 orë më parë
Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

3 orë më parë
Komandanti i Shtabit të NATO-s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, në fokus siguria në rajon

Komandanti i Shtabit të NATO-s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, në fokus siguria në rajon

3 orë më parë
Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH