Presidentja Vjosa Osmani, pas shpërthimit në Zubin Potok, thotë se bandat kriminale serbe kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës, dhe do të humbin sërish në përpjekjet e tyre për të sulmuar infrastrukturën jetike të vendit, përcjell KosovaPost.
“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”, shkroi ajo në Facebook.
E para e shtetit, tutje tha se mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj këtyre elementeve kriminale janë jetike.
“I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë”, shtoi Osmani.