Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në “X”, ajo tha se vazhdimi i lidershipit të Gjermanisë është më jetik se kurrë në këtë moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës.
Ajo shtoi se mezi pret forcimin e bashkëpunimit mes të dyja shteteve.
“Në emër të popullit të Kosovës, uroj kancelarin Friedrich Merz, ndërsa merr detyrën dhe Qeveria e re gjermane nis mandatin e saj. Në këtë moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, vazhdimi i lidershipit të Gjermanisë është më jetik se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për ta çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës, drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar ajo.


























