Osmani vazhdon takimet në SHBA, flet për vlerat e Aleancës Veri-Atlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Uashington D.C, është takuar edhe me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, përcjell KosovaPost.

Osmani, në një postim në Facebook, thotë se në këtë takim u fol mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbrojtjes së vlerave të cilat qëndrojnë në themel të Aleancës Veri-Atlantike

“Gjatë Samitit të NATO-s, me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbrojtjes së vlerave të cilat qëndrojnë në themel të Aleancës Veri-Atlantike”, ka shkruar Osmani.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish