Edhe sot Gjykata Speciale është duke vazhduar me bastisje, e kësaj radhe tek shtëpia e ish-këshilltarit të presidentit, Hashim Thaçi, Ismail Syla.
Zyrtarët e Speciales po qëndrojnë brenda dhe jashtë shtëpisë së Sylës, e cila gjendet në një lagje të Prishtinës.
Ndërkaq, një ditë më parë, Specialja ka bastisur shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit dhe në shtëpinë e prindërve të tij.
Po ashtu ditë më parë janë bastisur edhe banesat e dy ish-këshilltarve tjerë të Thaçit, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.