Interi sonte është nikoqir i Barcelonës në ndeshjen e parë mes tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Zikaltrit hyjnë të “lënduar” nga humbjet prej Bologna-s dhe Romës që i lë prapa në luftën për Scudetto, dhe asaj 3:0 nga Milani që i kushtoi me eliminim nga Kupa e Italisë.
Barcelona hyn në këtë ndeshje pas një fitoreje dramatike 3–2 kundër Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit, e zhvilluar më 26 prill.
Megjithatë, ata do të luajnë pa portierin Marc-André ter Stegen, mbrojtësin Alejandro Balde dhe sulmuesin Robert Lewandowski.
Në anën tjetër, Interi mund të luajë pa Benjamin Pavard dhe Marcus Thuram.
Barcelona dhe Inter janë takuar gjithsej 10 herë në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku nga këto ndeshje, Barcelona ka fituar gjashtë herë, Interi dy herë, ndërsa dy here janë ndarë baras./kk


























