Editori i Agjencisë së lajmeve Kosova Post, njëherit edhe ish ushtar i UÇK-së, Fadil Pushkolli ka reaguar lidhur temën që në ketë mesjavë ka dominuar në opinionin e Republikës së Kosovës, më saktë riaktualizim i një postimi të para 6 viteve të mininistrit aktual të financave në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Muratit, shkruan Kosova Post.
Sipas Pushkollit, veteranët mashtrues sot jane ‘shëndërruar’ në levë të opozitës që kjo e fundit ta luftojë qeverinë.
Ja postimi i tij i plotë
Në atë kohë (2016) Hekurani ka qenë puntorë i Buzhalës😅
Opozita i shfrytëzon veteranët “Mashtrues” nën petkun e UÇK-së, kurse kështu ju përshtatet mashtruesve që kanë bërë pazare me lista të veteranëve por edhe politikës për efekt të votave.
Veteranët mashtrues sot jane “shëndërruar” në levë të opozitës që kjo e fundit ta luftojë qeverinë.
Po ku ishit more ju që 6 vite?
Luftën e UÇK-së askush nuk mund ta njollosë, sepse lufta jonë çlirimtare është shkruar me gjakun e mijëra dëshmorëve dhe martirëve.