Prishtina dhe Gjilani do të përballen sot në finalen e Kupës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 18:00.
Kryeqytetasit pasi nga kampionati nuk arritën të sigurojnë një vend për garat evropiane do të tentojnë nga kupa.
Në anën tjetër, Gjilani ani se e ka të sigurt pjesëmarrjen në kualifikimet e garave evropiane, do ta kërkojë fitoren, për ta kthyer trofeun në qytet pas një kohe të gjatë.
Fituesi i Kupës së Kosovës do të luajë në rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.