Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Policia në kërkim të një personi që dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj

    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

    Lajm fantastik: Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

    PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

    Balaj: Specialja, jo vetëm që na barazoi me Serbinë, na nxori një oktavë më keq

    “Drejtësi e komanduar nga jashtë”/ Paralajmërimi i Abdi Baletës për Gjykatën Speciale

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ramadani: Lufta hibride ruse ka qëllim thellimin e përçarjes mes popujve, kështu po vepron edhe në rastin e Kosovës

12 Mars 2024, 14:37
në Kryesore, Lajme
Ramadani: Lufta hibride ruse ka qëllim thellimin e përçarjes mes popujve, kështu po vepron edhe në rastin e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i çështjeve të sigurisë, ish-kryeinspektor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani flet për DW mbi luftën hibride të Rusisë në Ballkan, rrezikun e destabilizimit e ndihmën që mund të ofrojë NATO.

Rreziku i luftës hibride të Rusisë në rajonin e Ballkanit është prezent, sipas  deklarimeve zyrtare të institucioneve ndërkombëtare dhe mekanizmave kosovarë të sigurisë, sa e rrezikshme është kjo luftë realisht?

Ramadani:  Lufta hibride ruse, e cila ka për qëllim ndikimin në vendimmarrjen politike dhe disponimin e komuniteteve për shtete të caktuara është në vazhdimësi një prej rreziqeve kryesore të Ballkanit dhe ka të paktën tri synime afatshkurtra: Qëllimi i parë është thellimi i përçarjes ndërmjet popujve në mënyrë që në rastin e Kosovës, komuniteti serb asesi të mos e pranojë funksionimin e shtetit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, vendimmarrja politike të komplikohet edhe më shumë dhe si e tillë ka pasur raste që edhe ka ndodhur. Synimi numër dy i këtij aspekti afatshkurtër është fillimi i nxitjes së ndonjë situate, e cila do të shkaktonte incidente bazuar në informata të rrejshme dhe besim të lëkundur midis qytetarëve edhe shteteve. Dhe synimi i tretë është përçarja, respektivisht ndarja e shteteve të Ballkanit perëndimorë në aspektin e besimit për integrimet euroatlantike dhe uljen e besimit të popullatës për institucionet vendore.

Rasti i Banjskës i 24 shtatorit të vitit të shkuar, është cilësuar si rasti me i rrezikshëm në këto vitet e fundit me një potencial të shkallës së lartë për destabilizim të Ballkanit, dështim i kujt mund të cilësohet ky rast, i institucioneve kosovare të sigurisë përfshirë AKI, apo i NATO-s dhe Policisë së EULEX-it, duke marrë parasysh që  ruajtja e kufirit të Kosovës është përgjegjësi e KFOR-it.

Ramadani: Rasti i Banjskës që ka qenë një sulm i një grupi paramilitar të pajisur dhe të organizuar nga vetë ushtria e Serbisë, është një prej sinjaleve që bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe institucioneve të Kosovës duhet të kalojë në aranzhmane tjera operacionale. Pra, unë nuk besoj që është dështim i një institucioni të vetëm, por është dështim i këtij mos operacionalizimit të informatës midis NATO-os dhe institucioneve vendore. Pra nëse flasim për një veprim që ka ndodhur më pas që është patrullimi i përbashkët i kufirit midis KFOR-it dhe policisë së Kosovës, ai veprim është dashur të ndodhë edhe më herët dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet vrojtimit nga niveli ajror që është kompetencë e KFOR-it dhe ndarja e këtyre informacioneve drejtpërdrejt dhe menjëherë me institucionet vendore. Pra ka pasur një zbrazëtirë të komunikimit operacional, jo komunikimit profesional të përgjithshëm midis NATO-s dhe institucioneve vendore, e cila pastaj e ka dëshmuar se në raste të tilla  ndodhin incidente apo sulme të ngjashme sikurse në Banjska. Prandaj është e domosdoshme që NATO- t’i ofrojë Kosovës aranzhmane të reja operacionale me institucionet e sigurisë së Kosovës, jo domosdoshmërisht me politikën kosovare, sepse, institucionet e sigurisë së Kosovës janë më profesionale sesa që e kemi politikën.

Rusia së fundmi lëshoi fletarrrest për tre zyrtarë policorë të përfshirë më herët në arrestimin e një shtetasi rus në barrikadat në veri. Me rreshtimin e Kosovës krah perëndimit kundër pushtimit rus të Ukrainës,  a po  hyn Kosova në shtetet themi armike të Rusisë?

Ramadani: Kosova e ka qartësuar pozicionin kundër veprimeve të padrejta dhe luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, por jo vetëm në këtë rast. Rusia ka pasur dhe vazhdon të ketë qëndrime armiqësore ndaj Kosovës, kryesisht për shkak të lidhjeve të saj me Serbinë, por edhe për shkak të qëllimeve të saj për destabililizimin e Ballkanit dhe rasti i fundit i abuzimit të sistemit ndërkombëtar të Interpolit nga ana e Rusisë duke i vendosur tre emra të zyrtarëve policorë të Kosovës, dëshmon se Rusia po vazhdon të bëjë trysni edhe ndaj institucioneve të Kosovës edhe ndaj Ballkanit në përgjithësi. Kjo logjikë e abuzimit të Interpolit është në kuptimin lejeni një kërkesë në Interpol, ndoshta duhet ndonjëherë, por se kjo e detyron shtetin e Kosovës të ketë kujdes të veçantë për zyrtarët e vet policorë si shtetas të Kosovës, të cilët në një moment të caktuar mund të ndihen të rrezikuar.

Veriu i Kosovës dhe Bosnja e Hercegovina, cilësohen si dy pikat nevralgjike në Ballkan, vërtetë duhet të kemi frikë se mund të ketë destabilitet  në këto dy rajone, edhe pse dihet se në të dyja  vendet ka prezencë të madhe ndërkombëtare?

Ramadani: Pikërisht për faktin që prezenca ndërkombëtare është shtuar në Kosovë, mund të vlerësohet se rreziku për një sulm klasik ushtarak ndaj Kosovës nga ana e Serbisë është rrezik i vogël, porse rreziku i destabilizimit dhe incidenteve destablizuese mbetet në potencial të lartë. Ndërsa sa i përket Bosnjës dhe Hercegovinës, është një prej shteteve ballkanike e cila mund të shpërthej në konfliktin e saj sidomos në rastin e Republikës Serbe, e cila bashkë me Serbinë është kthyer në mashë të Rusisë në Ballkan dhe si e tillë prezenca e NATO-os dhe prezenca e faktorit demokratik ndërkombëtar po tentohet të shfrytëzohet nga ana e Rusisë të një situatë, e cila pastaj Rusia do të negocionte me perëndimin rreth Ukrainës dhe Ballkanit. Prandaj Kosova do të duhej të shfrytëzojë prezencën ndërkombëtare demokratike në qasje të përbashkët strategjike, sepse mungesa e një qasjeje të tillë të përbashkët të sigurisë mund të sjellë vërtetë situatë dëshpëruese në aspektin e sigurisë së Kosovës. /DW

Etiketat: Burim RamadaniRusiasulmi në Banjskë
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

1 vit më parë
Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH