Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në njoftimin e dhënë nga qeveria gjermane bëhet e ditur se Scholzi dhe Vuçiqi folën ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë – Serbi, por edhe për çështjen e lëndëve të litiumit.
“Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të”, thuhet në njoftim, transmeton kk.
Kurse, për sa i përket çështjes së litiumit, thuhet se Scholzi i ka ofruar mbështetjen gjermane Vuçiqit për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.