Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ish-ministrit Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve të tjerë masa e paraburgimit u zëvendësohet me arrest shtëpiak

    Edhe Apeli lë në par@burgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrë

    Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

    Vr@sja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vr@sje të rëndë

    Penalja ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Artan Grubit për masën e paraburgimit

    Fillon gjyqi ndaj ish-zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Grubi, për keqpërdorime në “Lotarinë Shtetërore”

    Hapet konkursi për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së

    Ambasada Britanike për të zhdukurit e luftës: Mbështesim përpjekjet për të gjetur përgjigje pas vitesh pasigurie

    Rizvanolli thotë se AAK-ja heshti kur vagonët riparoheshin në Serbi më 2017

    Presidenca dërgon për verifikim emrat e kandidatëve të propozuar për anëtarë të KQZ-së

    Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion

    Gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Serwer: Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit akt i tm*errshëm, duhen prova

02 Dhjetor 2024, 23:44
në Kryesore, Lajme
Serwer: BE-ja është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësi i zhvillimeve në Ballkan, profesori amerikan Daniel Serwer, në një intervistë për magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK, e vlerësoi sulmin terrorist në kanalin e ujit në Ibër Lepenc si një akt të tmerrshëm që ka mundur të ketë ndikime të mëdha në cilësinë e jetës për popullatën në Kosovë.

“Është një akt i tmerrshëm. Sigurisht se do të ndikonte në cilësinë e jetës për një numër të madh të popullatës për një kohë mjaft të gjatë. Por nga Uashingtoni e kam të pamundur ta dijë se kush e ka bërë, më mirë sesa në Beograd e as në Prishtinë. Dhe më duket që asnjëra palë nuk i ka provat e qarta se çfarë ka ndodhur saktësisht”, tha Serwer.

Në lidhje me mundësinë e infiltrimit të elementeve ruse në organizimin e sulmit, Serwer e cilësoi këtë si një hipotezë të mundshme, por theksoi se pa fakte konkrete, nuk mund të jepen përfundime të sakta.

Kur u pyet për akuzat e qeverisë së Kosovës ndaj Beogradit, Serwer theksoi se është ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron prapa sulmit.

“Në këtë moment është vështirë të përcaktohet kush është sulmuesi apo kryerësit e mundshëm të incidentit të fundit. Nuk dua të zhytem në spekulime të padobishme. Sigurisht se Beogradi e ka mohuar, e madje e ka akuzuar edhe Prishtinën. Kjo është situata ku kemi dy kryeqytete të cilat kanë marrëdhënie jofqinjësore. Sigurisht se do ta akuzojnë njëri-tjetrin dhe do të mohojnë njohurinë për një rast të tillë dhe prandaj na duhen prova të prekshme. Shpresoj që autoritetet në Kosovë, ato gjyqësore e ligjzbatuese do të prezantojnë prova të prekshme shumë shpejt”, tha ai.

Serwer theksoi se ka presione ruse dhe gjatë gjithë kohës kemi parë një sërë sulmesh kundër Kosovës, teksa e ka konsideruar gabim të madh të Perëndimit mos ndëshkimin e Serbisë.

”E kam thënë shumë herë ka disa incidente që kanë ndodhur gjatë vitit të fundit dhe të gjitha këto më thonë mua se Beogradi është angazhuar në një përpjekje gjithëpërfshirëse për ta destabilizuar Kosovën përmes veriut. Sigurisht se BE dhe SHBA do të duhej të kishin reaguar ndaj këtyre incidenteve. Unë besoj se ka qenë gabim i stërmadh që këto incidente të mbesin të padënuara ashtu siç do të duhej. Sulmet e tilla janë qartësisht të nxituara, të përkrahura e planifikuara në Beograd, duke përfshirë rrëmbimin e policëve, pastaj sulmet ndaj paqeruajtësve të KFOR-it por edhe sulmi në Banjskë, por siç e thash nuk kam se si ta dijë, sidomos për këtë incidentin e fundit, nëse është si ata të tjerët i planifikuar në Beograd, apo mund të jetë pasojë e ndokujt tjetër, përfshirë këtu edhe forca ruse. Gjithsesi duhet të presim për prova”, shtoi ai.

Në lidhje me atë nëse ka ardhur koha që Forca e Sigurisë e Kosovës të operojë edhe në veri, Serwer tha se ka ca hezitime rreth zbarkimit të saj në veri.

“Ekziston një problem kur ka dy ushtri të ndryshme në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë. Forcat e NATO-s nuk duan një ushtri të dytë në veri dhe këtë mund ta kuptoj. Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk janë plotësisht apo tërësisht të gatshme që ta mbrojnë Kosovën, e sidomos në veri. Unë do të kisha ca hezitime në kuptimin e zbarkimit të tyre në veri dhe sigurisht se do të vijë koha. Kur NATO-ja të tërhiqet, pastaj FSK-ja do ta kenë lirinë e plotë të vendoset kudoqoftë, përfshirë edhe veriun”, tha profesori amerikan.

Ai ka vënë në pah një çështje, që sipas tij është shumë më e rëndësishme se sa operimi i FSK-së në veri.

“Unë do të kërkoja nga NATO-ja tërheqjen e forcave serbe nga kufiri me Kosovën. Kjo për mua do të duhej të ishte qasja e duhur sa i përket situatës aktuale”, nënvizoi Serwer.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Serwer shprehu dyshime për mundësitë e përparimit në të ardhmen e afërt. Ai e cilësoi dialogun aktual si një lloj “dialogu teknik”, i cili ka dështuar të sjellë rezultate konkrete për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2013.

“Sigurisht se dialogu mund të bëhet në  çfarëdolloj kushtesh, por kushtet aktualisht janë goxha të rënda dhe nuk pres ndonjë rezultat të madh. Ka një administratë amerikane që pritet të vijë në janar, pastaj edhe këta të rinjtë që kanë ardhur në BE. Më duket që në situatën aktuale ajo që mund të shpresohet nga dialogu para fillimit të vitit të ardhshëm është që njerëzit të flasin në mënyrë të sinqertë me njëri-tjetrin duke u përpjekur për të ulur temperaturën për aq sa munden dhe duan, por që rezultate reale në dialog apo progresi drejt normalizimit e pastaj edhe drejt njohjes nuk besoj se do të jetë i mundur para fillimit të vitit të ardhshëm. Madje, kam dyshimet e mia po ashtu se njohja do të jetë e mundur me presidentin Vuçiq në pushtet në Beograd”, tha Serwer.

Ai ka folur edhe për takimet që do t’i ketë nesër në Bruksel, shefja e re e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Pres që Kallas të përpjekjet të ulë temperaturën, që të theksojë se duhet të ketë llogaridhënie për këtë incident, por shpresoj që të thotë se duhet të ketë llogaridhënie edhe për incidentet e kaluara. Llogaridhënia është kërkuar ndaj Kosovës në formën e atyre masave, por asgjë nuk është bërë kundrejt kundërvajtjeve goxha të rënda të Serbisë. Besoj se ka goxha shumë hapësirë që BE-ja ta forcojë qëndrimin kundër Beogradit dhe do të shpresoja që pastaj edhe amerikanët ta ndjekin këtë hap”, tha tutje Serwer.

Ndërkaq, sa i përket administratës së presidentit amerikan Trump, Serwer theksoi se nuk beson se Ballkani Perëndimor do të jetë prioritet, por ka thënë se Kosova duhet të ketë durim dhe të presë janarin dhe fillimin e punës së presidentit Trump.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ish-ministrit Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve të tjerë masa e paraburgimit u zëvendësohet me arrest shtëpiak

Edhe Apeli lë në par@burgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrë

3 minuta më parë
Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori

16 minuta më parë
Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

Vr@sja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vr@sje të rëndë

20 minuta më parë
Penalja ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Artan Grubit për masën e paraburgimit

Fillon gjyqi ndaj ish-zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Grubi, për keqpërdorime në “Lotarinë Shtetërore”

41 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH