Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takime ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin, komandantin e FSK, Bashkim Jasharin si dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Temë e këtyre takimeve ishte situata e krijuar pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, e po ashtu masat që i kanë ndërmarrë institucionet për ta menaxhuar këtë situatë.
Me këtë rast, Osmani ka shprehur vlerësim të lartë dhe mirënjohje për të gjitha institucionet.
Ajo tha se situata atje u menaxhuar suksesshëm.


























