Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel, po qëndron për një vizitë në Republikën e Shqipërisë, transmeton Kosova Post.
Gjatë ceremonisë së mikpritjes, ndodhi një incident i vogël. Ndërsa priste të dilte nga vetura, personelit të sigurimit u ngatërrua, aq sa për disa sekonda nuk arriti t’ia hapte derën. Pas një bllokade të shkurtër, ajo ia del të dalë nga vetura.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili kishte dalë për ta mirëpritur, ia zgjati dorën, por ajo ia ktheu me grusht përshëndetjen.
Vizita e kancelares, është cilësuar si ndër më të rëndësishmet në këto kohët e fundit, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo pjesë e Evropës, ka shumë nevojë për vëmendjen e shtetit të fuqishëm gjerman./KosovaPost/