Departamenti i Logjistikës në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)-së ka dalë sot në shesh për të shpërndarë maska falas për qytetarët, raporton Kosova ost.
Ndërsa situata është rënduar, me ç’rast numri i të infektuarve me koronavirus ditëve të fundit është shtuar shumë, institucionet po bëjnë thirrje vazhdimisht për t’u vaksinuar.
FSK me këtë akt, iu ka bërë thirrje qytetarëve për ndërgjegjësim rreth situatës dramatike.
Dje sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), nga 10,710 testime, 1,682 raste kanë rezultuar pozitive.
Për më shumë, shihni fotot: