Mediumi Shqip.com ka publikuar një video-incizim të radhës, në të cilën dëgjohet një bisedë e gazetarit Visar Duriqi me një person i cili besohet të jetë agjent rus, raporton Kosova Post.
Biseda është e shkurtër por mjaft e qartë. “Protagonisti” i kësaj bisede, gazetari Visar Duriqi, pajtohet me personin në fjalë, për të shkruar artikuj me porosi.
Personi i cili ia përcakton temat e artikujve, sipas Shqip.com është Halit Sahitaj, të cilin Duriqi e kishte cilësuar si njeri të dyshimtë – shkruan Shqip.com, transmeton Kosova Post.
“Redaktori i portalit Insajderi.org, Visar Duriqi, pranon që të publikojë lajme me pagesë. Porositësi është Halit Sahitaj, të cilin vetë Duriqi në emisionin e tij e kishte portretizuar si agjent i dyshuar rus. Duriqi veç çmimin për lajm nuk mund ta vendosë vetë. Prandaj, i thërret në konsultë eprorët e tij” – thuhet në njoftimin e Shqip.com.
Për më shumë, dëgjoheni videon: