Përfaqësuesi i ri i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Peter Sorensen, ka takuar gjatë ditës presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
Sorensen bëri të ditur se gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministren për Integrime Evropiane të Serbisë, Tanja Misçeviq.
“Të gjithë ramë dakord për rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe nevojën për përparim”, tha Sorensen.


























