Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Hyseni: Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhënie dhe qeverisje të mirë

    Vr@sjet në Gjilan, reagon kryetari: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Konfirmohet vr@sja në Gjilan: Viktima 29-vjeçar, i dyshuari në arrati

    LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për një të vr@rë në Gjilan

    LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për një të vr@rë në Gjilan

    Hoti i reagon Daçiqit: Eja në Prizren, merre me veti edhe Radoiçiqin

    Hoti i reagon Daçiqit: Eja në Prizren, merre me veti edhe Radoiçiqin

    Të bllokuar nga stuhia në Malin Sharr, Kosova shpëton dy alpinistë të huaj!

    Të bllokuar nga stuhia në Malin Sharr, Kosova shpëton dy alpinistë të huaj!

    Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin Kingji në Tiranë, flasin për sigurinë në Kosovë

    Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin Kingji në Tiranë, flasin për sigurinë në Kosovë

    Kurti viziton familjet e “Grupit të Intelektualëve” në Skenderaj: Trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

    Kurti viziton familjet e “Grupit të Intelektualëve” në Skenderaj: Trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

    Hoxha i reagon Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

    Hoxha i reagon Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Supremja refuzon ankesat kundër vendimeve të PZAP-së

07 Korrik 2026, 16:06
në Lajme
Supremja prish vendimet e PZAP-së për dy asamblistë, rasti në rivendosje
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me aktgjykimin AA.nr.29/2026, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Listës Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, ZP.Anr.56/2026. Lista Serbe pretendonte se subjekti politik “GI – Za Slobodu, Pravdu i Opstanak” (ZSPO) kishte siguruar mandatin e rezervuar për komunitetin serb kryesisht përmes votave të fituara në komuna dhe vendvotime me shumicë shqiptare, duke cenuar, sipas saj, qëllimin kushtetues të përfaqësimit autentik të komunitetit serb. Gjykata Supreme vlerëson se këto pretendime janë të pabazuara. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë dhe se Lista e Votuesve nuk përmban të dhëna për përkatësinë etnike të votuesve. Për rrjedhojë, nuk ekziston bazë ligjore që vlefshmëria ose efekti juridik i një vote të varet nga përkatësia etnike e votuesit apo nga struktura demografike e vendbanimit ku është dhënë ajo.

Gjykata gjithashtu konstaton se ankuesi nuk ka paraqitur prova konkrete që do të dëshmonin manipulim të votave ose ndonjë parregullsi tjetër zgjedhore që do të ndikonte në rezultatin zgjedhor. Pretendimet e paraqitura mbështeteshin në supozime dhe krahasime statistikore, të cilat, sipas Gjykatës, nuk përbëjnë bazë ligjore për ndërhyrje në rezultatin zgjedhor. Po ashtu, Gjykata vlerëson se vetë subjekti politik që kishte fituar mandatin e kontestuar është subjekt i regjistruar për përfaqësimin e komunitetit serb, prandaj nuk mund të konsiderohet se është cenuar mekanizmi kushtetues i vendeve të garantuara.

Me aktgjykimin AA.nr.30/2026, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidates Emilija Rexhepi, nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka (NDS), të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, ZP.Anr.57/2026. Ankuesja kishte kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke pretenduar ekzistonte një mospërputhje ndërmjet strukturës demografike të vendbanimit dhe rezultatit zgjedhor, duke kërkuar anulimin e këtyre votave për efekt të shpërndarjes së mandatit të garantuar për komunitetin boshnjak.

Gjykata vlerëson se pretendimet e ankueses mbështeten në interpretime statistikore dhe demografike, të cilat nuk përbëjnë bazë ligjore për të vënë në dyshim vlefshmërinë e votave apo rezultatin zgjedhor. Legjislacioni zgjedhor i Republikës së Kosovës nuk parashikon strukturën etnike të popullsisë si kriter për vlerësimin e ligjshmërisë së votimit apo të rezultateve zgjedhore.

Po ashtu, Gjykata thekson se Lista e Votuesve nuk përmban të dhëna mbi përkatësinë etnike të votuesve, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mbledh, administron apo përpunon të dhëna të tilla. Për rrjedhojë, nuk ekziston bazë ligjore për shpalljen e pavlefshme të fletëvotimeve mbi supozime që lidhen me përkatësinë etnike të votuesve.

Kolegji i Gjykatës Supreme vlerëson se ankuesja nuk ka paraqitur prova të qarta dhe bindëse që do të dëshmonin manipulim të votave, ndërhyrje në procesin e votimit, cenim të zinxhirit të sigurisë apo shkelje të procedurave zgjedhore, siç kërkohet nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Me aktgjykimin AA.nr.31/2026, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidates Emilija Rexhepi, nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka (NDS), të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, ZP.A.nr.58/2026. Ankuesja kishte kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së përdorimit të votave të fituara nga subjekti politik Za Slobodu, Pravdu i Opstanak (ZSPO) në gjashtë qendra votimi në Komunën e Prizrenit, duke pretenduar se ato vota ishin realizuar në vendbanime me shumicë të komunitetit boshnjak dhe se kjo duhej të verifikohej në funksion të mbrojtjes së vendeve të garantuara për komunitetin serb.

Gjykata Supreme vlerëson se vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i bazuar në ligj. Kjo, pasi legjislacioni zgjedhor nuk e lidh vlefshmërinë e votës me përkatësinë etnike të votuesit dhe se nuk ekziston bazë kushtetuese apo ligjore që votat të vlerësohen mbi bazën e strukturës etnike të një vendbanimi. Sipas Gjykatës, e drejta e votës është individuale dhe çdo qytetar është i lirë të votojë për subjektin politik që zgjedh, pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike.

Gjykata rikujton se Kushtetuta garanton njëkohësisht të drejtën individuale të votës dhe mekanizmin e vendeve të garantuara për komunitetet jo-shumicë, por këto garanci nuk autorizojnë organet zgjedhore apo gjykatat të kategorizojnë votat sipas përkatësisë etnike të votuesve ose të nxjerrin përfundime mbi vlefshmërinë e tyre bazuar në të dhëna demografike.

Po ashtu, Gjykata konstaton se ankuesja nuk kishte paraqitur prova konkrete për manipulim të fletëvotimeve, ndërhyrje në materialin zgjedhor apo ndonjë shkelje tjetër të procesit zgjedhor. Mospërputhja statistikore ndërmjet strukturës demografike të vendbanimeve dhe numrit të votave të fituara nga një subjekt politik, në mungesë të provave për parregullsi zgjedhore dhe të një baze të qartë ligjore, nuk mund të prodhojë pasoja juridike mbi vlefshmërinë e votave ose rezultatin zgjedhor.

Me aktgjykimin AA.nr.32/2026, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Bekim Haxhiut, kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, ZP.Anr.54/2026.

Bekim Haxhiu kishte pretenduar se vendimi i PZAP-së ishte marrë mbi bazën e konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, zbatimit të gabuar të së drejtës materiale dhe procedurale zgjedhore, si dhe se ishin cenuar të drejtat e tij kushtetuese për t’u zgjedhur, barazia procedurale dhe e drejta për mjet juridik efektiv. Ai kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së në vendvotimet që nuk ishin përfshirë në mostrën prej 185 vendvotimeve.

Gjykata Supreme vlerëson se ankuesi nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme që do të arsyetonin rinumërimin e plotë, ndërsa raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e 185 vendvotimeve nuk përbënte bazë të mjaftueshme për një masë të tillë.

Gjykata vlerëson se korrigjimet e evidentuara apo të pasqyruara në raport, nuk krijojnë një bazë objektive për të konkluduar se procesi i numërimit është karakterizuar nga parregullsi sistematike. Natyra dhe shpërndarja e këtyre korrigjimeve tregojnë se ato kanë qenë sporadike dhe nuk kanë arritur një intensitet të tillë që do të cenonte besueshmërinë e rezultatit përfundimtar apo integritetin e procesit të numërimit.

Me aktgjykimin AA.nr.33/2026, Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën kandidatit për deputet Qëndrim Kryeziu, nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-se, ZP.Anr.55/2026.

Qëndrim Kryeziu pretendoi se PZAP gabimisht e kishte trajtuar ankesën e tij si çështje tashmë të gjykuar, ndonëse, sipas tij, ankesa ngrinte një çështje më të gjerë lidhur me besueshmërinë e rezultatit përfundimtar të listës së PDK-së. Ai argumentoi se fakti që ndryshime ishin evidentuar te 90 nga 110 kandidatët e PDK-së, ndërkohë që ishte verifikuar vetëm një pjesë e vogël e votave, ngrinte dyshime për saktësinë e rezultatit përfundimtar. Po ashtu, ai pretendoi se raporti i KQZ-së dëshmonte ekzistencën e një defekti sistematik në procesin e numërimit fillestar, si dhe kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së dhe pezullimin e certifikimit të rezultatit zgjedhor deri në përfundimin e këtij procesi.

Nga shqyrtimi i shkresave të lëndës, Gjykata Supreme konstatoi se PZAP kishte shqyrtuar në mënyrë të rregullt pretendimet e ankuesit dhe kishte arritur në përfundimin se ankesa ishte e pabazuar. Gjykata vlerëson se pretendimet e paraqitura mbështeteshin në të njëjtat të dhëna dhe rezultate të rinumërimit që kishin qenë objekt i shqyrtimit edhe më parë, ndërsa raporti i KQZ-së nuk provonte ekzistencën e parregullsive sistematike që do të impononin rinumërim të plotë të votave. Gjithashtu, u vlerësua se rinumërimi i 185 vendvotimeve ishte realizuar në kuadër të mekanizmave të kontrollit të paraparë me legjislacionin zgjedhor dhe jo si pasojë e konstatimit të parregullsive sistematike në procesin e numërimit.

Gjykata Supreme vlerëson se vendimet e PZAP-së janë marrë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe se pretendimet ankimore nuk janë mbështetur me prova bindëse që do të justifikonin ndërhyrjen në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

2 orë më parë
Hyseni: Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhënie dhe qeverisje të mirë

Vr@sjet në Gjilan, reagon kryetari: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi

4 orë më parë
Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Konfirmohet vr@sja në Gjilan: Viktima 29-vjeçar, i dyshuari në arrati

4 orë më parë
LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për një të vr@rë në Gjilan

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për një të vr@rë në Gjilan

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH