Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, pasi iu kërkua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që të ndërprejë punimet kompania në pronën “Vicianium”, ka publikuar dokument, sipas të cilit dëshmohet se toka është në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka publikuar një letër të dërguar nga ministrja Haxhiu në adresë të tij më datën 5 maj, për të cilën supozon se dëshmon se çështja është në dorën e dikasterit të Drejtësisë.
“Zonja Ministre, Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve”, deklarohet në postimin e tij.