Një tërmet posa ka ndodhur në Prishtinë. Ende nuk dihet epiqendra, megjithatë në kryeqytet dridhjet janë hetuar për disa sekonda, përcjell KosovaPost.
Termet është dëgjuar edhe në Tiranë, përderisa tërmeti në Shqipëri është konfirmuar.
Vlen të përmendet se në periferi të qendrës së qytetit të Shkupit në Maqedoni sot kanë ndodhur dy tërmete, të cilat raportohet se janë ndier edhe në disa fshatra kufitare në Kosovë.