Tirana nuk ka popull shtetformues. Republika e Shqipërisë nuk ka popull shtetformues.
Mund t’ia shkatërrosh gjithçka. Pa asnjë mundim. Ky është populli më pa qytetari. Dy copa hajvanësh, Edioti dhe lali Eri mund t’ia shtypin kokën.
Kur një grup njerëzish mbronin Teatrin Kombëtar, të tjerët shihnin në skutat e tyre Opinionin e Fevziut. Nëpër kafene kërkonin të gjenin interesat e mbrojtësve të Teatrit, por nuk shihnin fitimet e shembësve të Teatrit.
Ndaj dhimbjen me të gjithë ata që ndjejnë se si shkatërrohet kryeqyteti dhe historia para syve të tyre.
Por duhet ta pranojmë se ata që e ndjejnë veten keq para këtij shkatërrimi janë shumë pak. Të tjerët nuk kanë lidhje me këtë vend. Çdo hajvan që vjen në këtë vend e ka kollaj ta rrënoj, sepse këtu nuk ka popull.