Pasi shpalli luftë kundër letre për banjo, Donald Trump ka paralajmëruar se në mënyrë të ngjashme do të përballet me vendimet e administratës së Bidenit që lidhen me llambat, lavamanët, dushet dhe tualetet.
Në një mesazh në rrjetin social Truth Social, Trump edhe një herë kritikoi ish-presidentin amerikan, Joe Biden për një sërë vendimesh që lidhen me efikasitetin energjetik.
“Me këtë, i kërkoj Sekretarit Lee Zeldin të rikthejë menjëherë urdhrat e mia për mbrojtjen e mjedisit, të cilat u anuluan nga Joe Biden, lidhur me standardet dhe rrjedhën e ujit për lavamanët, dushet, tualetet, lavatriçet, makinat e larjes së enëve etj.”, tha 78-vjeçari.


























