Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë, ka konfirmuar për RTKLIVE Zëdhënsësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.
Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


























