Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

    Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, sipas ekspertëve lidhet me marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci

    Peticioni për Murat Jasharin për president mbledh mbi 1,200 nënshkrime

    Peticioni për Murat Jasharin për president mbledh mbi 1,200 nënshkrime

    Rrahmani rinovon me Napolin, rritje e ndjeshme page

    Rrahmani rinovon me Napolin, rritje e ndjeshme page

    MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

    MINT publikon çmimet e reja të derivateve për sot dhe nesër

    Erdogan dënon sulmin në darkën e Trump: Në demokraci, lufta zhvillohet me ide! Nuk ka vend për dhune

    Erdogan dënon sulmin në darkën e Trump: Në demokraci, lufta zhvillohet me ide! Nuk ka vend për dhune

    Rama reagon pas të shtënave në darkën e Trumpit: Sulm që godet demokracinë

    Rama reagon pas të shtënave në darkën e Trumpit: Sulm që godet demokracinë

    Rizvanolli akuzon opozitën për hipokrizi: Kërkuan pako urgjente, por votuan kundër saj

    Rizvanolli akuzon opozitën për hipokrizi: Kërkuan pako urgjente, por votuan kundër saj

    Nga Kuvendi në Universitet: Deputeti Haskuka sjell marrëveshje të re për studentët

    Nga Kuvendi në Universitet: Deputeti Haskuka sjell marrëveshje të re për studentët

    Euroja digjitale si garantuese për një Evropë të fortë

    Euroja digjitale si garantuese për një Evropë të fortë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

15 raste të kafshimit nga gjarpri për dy muaj, QKMF-të pa doza të serumit

04 Gusht 2024, 11:51
në Shëndetësi
15 raste të kafshimit nga gjarpri për dy muaj, QKMF-të pa doza të serumit
Share on FacebookShare on Twitter

Me ngritjen e temperaturave është rritur edhe numri i personave të kafshuar nga gjarpërinjtë në Kosovë. Gjatë dy muajve të fundit, 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Disa prej këtyre rasteve janë hospitalizuar, e disa të tjerë janë trajtuar me serumin kundër helm.

Ndërkaq, në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Deçan dhe Gjilan thonë se nuk kanë asnjë dozë të serumit kundër helm në rastet e kafshimit nga gjarpri, për çka potencojnë se në raste të tilla pacientët i dërgojnë për trajtim në spitalet regjionale, për shkak të ndjeshmërisë së terapisë. Ata thonë se gjatë këtyre muajve nuk është lajmëruar asnjë rast me kafshim të gjarprit.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj thotë për KosovaPress, se nga 15 rastet paraqitura, 6 prej tyre kanë pasur indikacione për t’u hospitalizuar dhe 9 të tjerëve iu është dhënë vetëm serumi antihelm në kushte ambulantore. Vishaj potencoi se kanë terapi të mjaftueshme për trajtimin e rasteve të tilla.

“Këta dy muajt e fundit kur temperaturat kanë qenë më të rritura dhe mundësia për pickim nga gjarpërinjtë është më e madhe, i kemi pasur gjithsej të regjistruar 15 pacientë, prej tyre 6 pacientë kanë pasur indikacion për t’u hospitalizuar. I kemi hospitalizuar dhe i kemi dhënë terapinë mbështetëse dhe terapinë etiologjike. Kurse, diku 9 pacientë, i kemi dhënë vetëm serumin në kushte ambulantore, sepse nuk kanë qenë forma të rënda klinike…Serum antiviperin ne kemi mjaftueshëm, për momentin jemi të furnizuar në sasi të mjaftueshme”, tha Vishaj.

Kryeshefi i QKMF-së në Prishtinë, Valdet Hashani thotë për KosovaPress se nuk posedojnë doza të këtij serumi, për çka shton se për shkak të komplikimeve të mundshme, terapia për kafshimin nga gjarpri jepet në spitalet regjionale dhe ato terciare. Ai thotë se në QMF-të e Prishtinës nuk është regjistruar asnjë rast.

“Në bazë të dhënave që i kemi, në bazë të protokolleve që i mbledhim nga të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare nuk kemi pasur pacientë që është lajmëruar për shkak të kafshimit të gjarprit. Mirëpo, fatmirësisht, sigurisht edhe ata që janë paraqitur lajmërohen drejtpërdrejt në spital meqë edhe marrja e serumit antiviperin, ose kundër kafshimit të gjarprit, stazhionohet dhe ruhet në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, jepet në klinikat e infektives në spitalet regjionale…Kjo është e nivelit të spitaleve regjionale dhe terciare. Nuk kemi në depot tona (serum antihelm), mirëpo nëse kemi ndonjë rast ne e kemi autoambulancën, me të cilën e dërgojmë drejtpërdrejt në spital, meqë aty bëhet edhe dhënia e këtij serumi. Serumi jepet shumë ngadalë në vena, zakonisht 10 deri në 30 njësi. Ajo jepet për shkak të komplikimeve të mundshme vetëm në spitalet, qofshin ato regjionale ose në nivel të QKUK-së”, tregon Hashani.

Po ashtu, edhe specialisti në QKMF-në në Deçan, Xhavit Rabushkaj thotë se as gjatë vitit të kaluar e as gjatë këtyre muajve të këtij viti, nuk kanë konfirmuar ndonjë rast me pickim nga gjarpri. Rabushkaj tregon se nuk janë të furnizuar me serumin specifik, edhe pse sipas tij kërkesa është bërë.

“Krejt kemi pasur një dyshim, mirëpo nuk mund të them që ka qenë rast konkret që ka qenë i pickuar nga gjarpri. E kemi dërguar në Spitalin Regjional të Pejës dhe nuk është konfirmuar që ka qenë i pickuar nga gjarpri…Këtë vit a ka ndonjë rast? Në këtë vit, për fat të mirë nuk kemi, asnjë rast…A keni kundërhelm këtu në QKMF, nëse veç ka ndonjë rast prej pickimit të gjarprit? Vitet e mëparshme kemi pasur kundërhelm, iu ka skaduar afati, ato i kemi hedhur, më pas nuk jemi furnizuar. Për momentin, nuk kemi. Kërkesë kemi bërë”, shprehet Rabushkaj.

Edhe drejtori i QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi thotë se nuk kanë antihelm, derisa shton se nuk kanë pranuar asnjë pacient me kafshim nga gjarpri. Derisa nga qendra e vaksinimit në këtë komunë, tregojnë se posedojnë dy-tri doza të këtij serumit.

“Këtë vit e di që jo (nuk ka pasur raste), për vitin e kaluar nuk e di…Ne në QKMF nuk kemi, vetëm spitali e ka”, tha ai.

Ndërsa drejtori QKMF-së në Skenderaj, Bashkim Nura thotë se posedojnë një serum në rast nevoje.

“Jo, te ne sa i përket Qendrës së Mjekësisë Familjare në Skenderaj, nuk kemi raste të kafshimit (nga gjarpri). As këtë vit, as gjatë vitit të kaluar? Jo, nuk kemi pasur…A keni antihelm në QKMF në Skenderaj nëse veç ndodhë ndonjë rast? Antihelm e kemi pasur një dozë të vetme, në rast nevoje”, tha Nura.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në një përgjigje me email për KosovaPress ka bërë të ditur se posedojnë sasi të mjaftueshme të serumit në rastet e kafshimit të gjarpërinjve. Sipas IKSHPK-së çdo QKMF që ka bërë kërkesë është furnizuar me serume.

“Në IKSHPK ka serume të mjaftueshme, të cilat përdoren në rastet e kafshimit të gjarpërinjve. Barnatorja qendrore e SHSKUK-së/QKUK është e furnizuar me serume, si dhe çdo QKMF që ka bërë kërkesë për furnizime me serume, është e furnizuar. IKSHPK ka sasi të mjaftueshme të serumeve për të mbuluar vitin 2024 si dhe ka bërë kërkesë për të mbuluar edhe nevojat për vitin 2025”, thekson IKSHPK.

Para pak ditësh, IKSHPK-ja ka treguar simptomat pas kafshimit të gjarprit dhe jep rekomandime se si duhet të veprohet. Ky institut ka bërë të ditur se në Kosovë jetojnë katër lloje të gjarpërinjve, e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

Etiketat: gjarpëriKafshimeKosova pa serum
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ska lajme
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH